POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit J. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari dyshohet se ka përndjekur dhe fyer një 27-vjeçare, përmes komunikimeve në rrjet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









