• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pertej çdo xhami të thyer

13/12/2020
Endri Shabani: Unë jam kryetari i Nismës Thurje!

Nga Endri Shabani

Ata qe me njohin e dine se sa shume e urrej une dhunen. Por nuk jam as i verber te mos shoh mllefin e akumuluar tek te rinjte tane. Pas cdo xhami te thyer, qendron mllefi i nje te riu te pashprese, te cilit i jane mbyllur shtigjet per te dale ne krye me dinjitet.  Femijet e popullit sot e kane te veshtire te gjejne veten, ne nje Shqiperi te sunduar nga partite e gangrenizuara dhe banoret e Rolling Hills.  Te rinjve sot iu ofrohen shume pak alternativa, duke i detyruar shume prej tyre te zgjedhin mes shfrytezimit neper bizneset e oligarkeve, servilosjes pas nje politikani, implikimit me nje kriminel, apo emigracionit.  Shume te rinj sot kane frike te enderrojne qe nje dite mund te behen mjeke, pedagoge, inxhiniere, gazetare, deputete apo ministra. Pasi ata qe dine edhe po studiuan me shume, keto vende u jane rezervuar femijeve te atyre qe na kane vene kemben ne qafe ose kanakareve te partive.

Shume te rinj sot jane te dekurajuar nga pabarazia ekstreme. Ata e dine qe edhe nese punojne me shume, do t’iu duhen dy jete per te blere nje shtepi. Kurse banoret e kodrave aq para i harxhojne per dreka e seminare.  Shume te rinj sot jane te tallur nga oligarket, te cilet me leket e ilaceve tona kurohen ne Turqi. Ndersa neve na lene me ankthin qe po na u semuren prinderit, te zgjedhim midis rrezikut per t’i mbajtur ne shtepi, apo fajit per t’i cuar ne spital.

Shume te rinj sot jane te shperfillur nga pushteti, i cili nuk i pyet cfare duan apo cfare mendojne. Vendimet per vendin e tyre, per qytetin e tyre, per lagjen e tyre, iu imponohen me dhune nga ata qe sillen si pushtues.  Shume te rinj sot jetojne ne nje vend qe nuk iu perket me. Te gjitha pasurite e perbashketa jane privatizuar, vjedhur e plackitur, duke iu lene atyre vetem barren e borxheve.

Prandaj shume prej tyre sot e kane humbur arsyen dhe shqelmojne dyert e institucioneve qe nuk punojne per ta, thyejne xhamat e godinave qe nuk jane te vetat, dhe prishin zbukurimet e nje feste te cilen ata nuk e gezojne dot.
Sot ata po e kthejne permbys tavolinen qe nuk eshte shtruar per ta. Po e kthejne me dhune, sepse kane pritur gjate, ne kembe, te harruar dhe te uritur.

Sot ata po zbrazin marazin e nje shpirti qe po plas prej kohesh. Ilaci i te cilit nuk eshte dhuna, por shpresa.  Ata nuk duan plumba, por pune. Nuk duan shkopa gome, por mundesi per te ecur perpara ne jete. Nuk duan perbuzje, por mbeshtetje. Nese nuk e kuptojme kete, nuk kemi kuptuar asgje.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Lëvizje e bujshme, “ylli” i Bucks transferohet te Miami Heat

NBA/ Lëvizje e bujshme, “ylli” i Bucks transferohet te Miami Heat

23/06/2026
Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al