Pas festave të fundvitit emigrantët kanë marrë udhën e kthimit për në Greqi. Sipas informacioneve të fundit radhët janë shënuar në mëngjes dhe po vazhdojnë ende. Pala greke është ajo që ka krijuar radhët në Kakavijë pasi punon vetëm me një sportel në hyrje. Radha është krijuar si pasojë e procesit të kryerjes së testeve të shpejta Anti-Covid që kryhen të detyrueshme në radhët e të gjithë personave që hyjnë në Greqi. Deri më tani kanë kaluar 2400 shtetas. Ndërkaq nuk shënohen radhë nga ana shqiptare.