• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia bën ‘namin’ me gjoba e heqje patentash, shihni si e pëson shoferi i autobusit që bëri parakalim të gabuar (VIDEO)

02/08/2021
Policia bën ‘namin’ me gjoba e heqje patentash, shihni si e pëson shoferi i autobusit që bëri parakalim të gabuar (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 79 drejtimi, prej të cilëve 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit. Policia Rrugore njofton se janë gjobitur 1905 shoferë për shkelje që mund të shkaktonin pasoja për jetën.

Gjithashtu 4 drejtues mjeti janë arrestuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në pranga kanë rënë 20-vjeçari B.K., 49 vjeçari S. Ll., 49 vjeç, 46 vjeçari A. R., dhe 20 vjeçari A. Sh,, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Ai është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Ndërsa në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit.

Ndërkohë nga verifikimi i tahografit rezultoi se ai kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shoferi i autobusit është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Informacion i plotë:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit/Policia Rrugore 🚔 me radarë📸, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 12 orëve të fundit janë prangosur edhe 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtuesit e mjeteve të arrestuar në flagrancë janë konstatuar në shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe me qellim evitimin e sanksionit administrativ, iu kanë ofruar vlera monetare të ndryshme agjenteve verifikues.

Janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Tiranës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, shtetasit B. K., 20 vjeç, shtetasi S. Ll., 49 vjeç, shtetasi A. R., 46 vjeç dhe A. Sh, 20 vjeç, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera, konkretisht për shkelje të semaforit, për qarkullim në korsinë e dedikuar dhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Nga verifikimi i tahografit rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shtetasi H. B. është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026
Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

Presidenti Bajram Begaj bëhet problem për FSHF-në, Tefik Osmani: Si është e mundur që për Rrahmanin e Kosovës ecin procedurat?

10/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al