• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia e Shtetit bën bilancin mujor: 115 operacione në nëntor, 602 të arrestuar

07/12/2025
Kujdes në timon, njihuni me rregullat e reja që duhet të zbatohen nga shoferët

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin që lamë pas, duke evidentuar një sërë operacionesh, arrestimesh dhe goditjesh të rëndësishme ndaj veprimtarive kriminale në të gjithë vendin. Sipas njoftimit zyrtar, puna operacionale, hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë kyçe në rezultatet e arritura.

Gjatë muajit nëntor, forcat e rendit finalizuan 115 operacione policore, mes tyre 13 operacione ndërkombëtare për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim, kryesisht për përfshirje në organizata kriminale. Në total, 602 shtetas u arrestuan për vepra të ndryshme penale.

Operacionet e Policisë çuan në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme armësh, lëndësh plasëse dhe drogash: 5.6 kg lëndë shpërthyese, 29 granata, mijëra kapsolla detonatore, 41 armë zjarri, rreth 7000 fishekë, si dhe rreth 7 kg kokainë, 85 kg kanabis, 1516 bimë narkotike dhe 300 fara kanabisi. Gjithashtu, u bllokuan 12 milionë euro pasuri, 120 000 euro cash me burim kriminal, si dhe mjete, pajisje e dokumente të falsifikuara.

Një nga aksionet më të rëndësishme ishte operacioni i koduar “Oroshi”, i zhvilluar nga RENEA, Antiterrori dhe Policia e Shkodrës e Pukës, ku pas 12 orësh rrethim u arrestuan dy shtetas që kishin kërcënuar me armë efektivët e Policisë. Po ashtu, në Vlorë u zbardh brenda pak orësh vrasja e 36-vjeçarit në Gjorm, me arrestimin e autorit të shumëkërkuar 32-vjeçar.

Tre megaoperacionet “Labirinti”, “Cleaning 3” dhe “Andromeda” çuan në prangosjen e 53 anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të narkotikëve në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. Ndërkohë, në Tiranë dhe Tropojë u goditën tentativa për trafik droge dhe lëndësh plasëse drejt Kosovës, si edhe raste të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve të terrenit dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia zbuloi 8 ambiente të mbyllura të përdorura për kultivimin e kanabisit me llamba, 5 banesa ku ushtrohej prostitucion, si dhe 9 lokale të përshtatura për kumar të paligjshëm. Në fushën e krimeve ekonomike u goditën 42 raste, ndërsa strukturat e krimit kibernetik finalizuan 12 procedime për pornografi me të mitur, mashtrime financiare dhe vjedhje llogarish.

Po gjatë nëntorit, u zbardhën 8 ngjarje kriminale të rënda dhe u finalizuan 17 operacione kundër vjedhjeve në banesa e biznese. Policia dokumentoi dhe ndaloi gjithashtu 5 raste të trafikimit të emigrantëve drejt BE-së dhe 4 raste të gjuetisë së paligjshme, në kundërshtim me moratoriumin në fuqi.

Operacioni kombëtar “Hapësira publike” solli goditjen e 164 rasteve të aktiviteteve informale në ambiente publike dhe procedimin e 98 drejtuesve të mjeteve për parkime të gabuara që pengonin qarkullimin.

Në aspektin e sigurisë rrugore, u arrestuan 220 drejtues mjetesh, u pezulluan 316 leje drejtimi dhe u vendosën mbi 113 000 masa administrative. Pikat kufitare evidentuan 47 raste të kalimit të paligjshëm, 11 tentativa me dokumente false, 10 raste kontrabande dhe 5 raste trafiku narkotikësh.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

18/09/2026
Mbylli sezonin, Berisha prek me postimin e tij: Moment i vështirë, jam i shkatërruar

Mesfushori kuqezi i shqetëson të gjithë, vijon stërvitjen e diferencuar

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al