Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka. Takimi vjen pas tensioneve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku së shpejti do të mbahen zgjedhjet për të zgjedhur kreun e ri. Përveç zgjedhjeve, pritet të diskutohet edhe zhvillimi i finales së madhe europiane të Conference League në Shqipëri.