• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prilli është muaji i arrestimeve/ SPAK konfirmon hetimin e zyrtarëve të Policisë dhe ish-ministrave

06/04/2024
Prilli është muaji i arrestimeve/ SPAK konfirmon hetimin e zyrtarëve të Policisë dhe ish-ministrave

Gazetarja e njohur e gjyqësorit, Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se gjatë këtij muaj pritet finalizimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe ish-ministrave. Sipas saj, SPAK ka pranuar se katër zyrtarë policie janë në hetim, por nuk ka dhënë emra.

“Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve.

Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje.

Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK ka thënë për 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emra në dispozicion. Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate”, u shpreh gazetarja.

E ftuar në emisionin “Top Story” në TCH, ajo theksoi “Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate. Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë.”

Më tej, Anila Hoxha ka krahasuar fjalën e sotme të kryeprokurorit Altin Dumani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me analizën vjetore të punës së SPAK, ku sipas saj janë evidentuar elementë të rëndësishëm sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit.

“Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar.

Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al