• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prindër, na gënjyet!

01/01/2020
Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, për “inat” të Francës!

Nga Endri Shabani

Kur ishim te vegjel, ne fillim te viteve 1990, ju na thate “meso se pa shkolle do mbetesh gjithe jeten pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klase shkolle, qe promovohet neper librat e shkolles si artisti me i famshem ne Shqiperi. Pame edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekane universitetesh me doktoratura te vjedhura.

Na thate “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjekundi”. Por po shohim deputete qe ende nuk njohin te gjithe germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pame edhe shtepite miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, qe ne nje mije metra katrore, nuk kane nje raft librash.

Kur ishim te vegjel na thate “puno fort, se po nuk punove do perfundosh i varfer”. Por po shohim politikane miliardere, qe nuk kane punuar nje dite ne jete. Pame edhe se si u pasuruan Taci, Beso, Zamiri, Ceti dhe gjithe “klientet” e privatizimeve, te cilen rane ne gjume si perkthyes, kambist apo shofere, dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve.

Na thate “thuaj gjithmone te verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si per 19 vjet ne krye te bashkise jane zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre genjeshtare patologjik, nga me te medhenjte qe ka pare ky vend.

Kur ishim te vegjel na thate qe “per tu bere artist duhet shume talent, dhe shume pune”. Por po shohim se si arti eshte marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes per call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajne paradeve ne rrugicat me drita te kuqe te Amsterdamit.

Na thate qe “behu i zoti i vetes, se nuk te ndihmon njeri”. Por po shohim se si shteti i jep “ndihme ekonomike” (pa bere as nje pune) 5 milion euro ne vit Klodjanit qe djeg plehrat, dhe 3 milion euro Cetit qe ngre traun.

Kur ishim te vegjel na thate “Bej jete te ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nese do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, ne Parlament, ne krye te ministrive, bashkive, apo bizneseve me te medha ne vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregetohen si mall ne tregun e gjese se gjalle.

Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin. Pame edhe se si kane prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kane gerryer malet.

Na thate shume gjera, por deri me sot del se na keni genjyer…

Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qene krejt ndryshe.

Sot shqiptari i zakonshem jeton nje jete te mundimshme, i lene ne nje ishull varferie, por i rrethuar nga nje det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lene ne fund te salles, ne nje skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, eshte vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.

Sot shqiptari i talentuar eshte ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.

Sot shqiptari punetor dhe i palodhur eshte kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes.

Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjeje nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese perberese e shoqerise…

Prandaj, ne perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose tu mesojme te tjera gjera femijeve tane.

Urimi im eshte qe te bejme te paren, dhe me 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite.

Le te jete 2020 jo vetem fillimi i nje dekade, por fillimi i nje epoke te re per te gjithe ne qe kemi vendosur te rrojme e te vdesim me dinjitet ne kete vend!

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al