• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PROFIL/ Monika, “fallxhorja” që po kërkon të rithemelojë LSI

27/04/2019
PROFIL/ Monika, “fallxhorja” që po kërkon të rithemelojë LSI

Njeriu më prezent sot për sot në media, është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Jo vetëm falë aksionit, në protesta e aktivizimin në terren, por edhe për shkak se ajo e vlerëson shumë vizibilitetin e ekranit. Ajo është në televizion pothuajse çdo ditë, dhe nuk mungon në asnjërin prej debateve kryesore në vend. Për shkak të fjalorit që përdor, të drejtpërdrejtë, batutave, dhe shpesh fut në punë edhe zhargon, Edi Rama ka nisur ta quajë fallxhorja. Një gjë dallohet mirë te Kryemadhi. Ajo ka energji, dhe nuk bën asnjë përpjekje të shfaqet elegante, apo diplomatike në mesazhet që ka për Ramën.

Ky është impakti i parë. Përtej kësaj, Monika ka disa gjëra që duhet të kapërcejë. Së pari, pengesën e madhe që shumëkush mendon se LSI ka qenë, është dhe do të jetë parti e Ilir Metës. Edhe pse ajo ka muaj që thotë se me Metën ndan vetëm shtëpinë, janë ca gjëra që futen te bindjet, dhe bindjet nuk është e lehtë të rrëzohen.

Sot, kryetarja e LSI ka bërë një përpjekje më të madhe se zakonisht, për të treguar në publik, se ajo që drejton është tashmë një parti tjetër. Nuk është më e Ilir Metës, me qetësi e dashuri. Nuk ka më stabilitet që cenon demokracinë, ka thënë pak a shumë Monika.

Por kjo është vetëm njëra nga rrugët për të rithemeluar LSI-në. Mund të thuhet se kjo parti është ndoshta e vetmja skizmë nga partitë e mëdha, një histori suksesi. Kjo sigurisht falë Ilir Metës, një aktor i zoti i politikës shqiptare të tranzicionit, që i ka të gjitha, paktet, kontratat, forcën, kurajon, marrëveshjet, qëndrimet në publik dhe lojërat e kulisave. Falë të gjitha këtyre, dhe duke qenë se ajo ishte një lëvizje dhe jo forcë tradicionale, LSI është akuzuar shpesh, dhe nuk është se ka patur imazhin më të mirë të mundshëm në publik.

Në këtë drejtim, duhej të ishte dhe kjo një mundësi për rithemelim. Monika deri tani ka pranuar disa gabime, por kryesori sipas saj është që sollën Edi Ramën në pushtet. Nëse nuk i shton reflektimit dhe abuzimet me pushtetin dhe përfitimet e njerëzve të saj, do të ishte e vështirë të bëhej e besueshme.

Forca e Monikës dhe e LSI-së sot qëndron në denoncimet dhe adresimet që i bëhen Ramës, pa dorashka, duke treguar një lloj kuraje. Vetë Kryemadhi e kryeson këtë filozofi, këtë stil. Ajo ka kuptuar se duhet folur me gjuhën e njerëzve. Shpesh, duket qartë se mesazhet e saj janë ashtu si i ndjen, nuk përpunohen dhe nuk është se ajo ka në xhep një strategji, një bllok me pika, të cilit i përmbahet. Kjo ka sigurisht avantazhet e veta.

Por, ka një masë njerëzish që duan dhe presin më shumë nga opozita. Presin ide, program, platformë.

Kjo pritshmëri po i rri si çekan mbi kokë edhe Lulzim Bashës, i cili herë pas herë bën publike alternativa për ekonominë, shtetin ligjor, për çlirimin e tregut nga oligarkët, për pastrimin e politikës nga krimi, për shpërndarjen e drejtë të buxhetit, për rimbursim të fermerëve, politika për arsimin, për shëndetësinë po ashtu. Disa prej këtyre nismave janë konkrete, të detajuara, dhe janë publikuar edhe si dokumente. Me gjithë përpjekjet e bëra nga lideri i opozitës, thuajse çdo ditë, gazetarë e analistë e ngrenë këtë pretendim: Pra, jemi dakord që Rama duhet të ikë, po si na garanton ti që do ta ndryshosh sistemin, dhe nuk do përsërisësh të njëjtën gjë.

Kur kjo penalizon Bashën, dhe ka bërë që të qëndrojë në këmbë dyshimi se opozita kërkon pushtet, të kuptohemi që penalizon akoma më shumë Monikën.

Le ta themi, koha nuk është e zakonshme. Monika di t’i ndajë mirë prioritetet. Në radhë të parë, largimi i Ramës. Ajo është fokusuar aty. Qëndrimet dhe retorika e saj duket qartë se e shqetësojnë kryeministrin. Kjo mund të konsiderohet sukses. Nuk është e rastit që gjysmën e reagimit, të kundërsulmit, Rama e ka për Monikën. Dhe shpesh i vesh asaj epitete. Së fundmi e quan “fallxhorja”. Kryetarja e LSI nuk ngjan as e bezdisur, as e shkurajuar nga shigjetat e shefit të rilindjes. Madje të lë përshtypjen se argëtohet, dhe inkurajohet për të shtuar arsenalin në atë që ajo e quan luftë për rrëzimin e Ramës.

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al