• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi

15/04/2020
Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi

Nga Mustafa Nano

Është bërë tanimë pothuaj 1 muaj që zgjohem në orën 10.30 dhe gjëja e parë që bëj është të përmbush nevojën time për tu informuar me atë që ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri.

Për fat të mirë ora ime përkon me orën  e “Konferencës për Shtyp” të autoriteteve shëndetësore apo qeveritare që kanë për detyrë të na përditësojnë me atë që ka ndodhur 24 orët e fundit.

Me pak fjalë na japin numrin  personave që janë testuar, numrin e personave që kanë rezultuar të infektuar dhe na japin e dhe njerëzit që janë ndarë nga kjo botë për shkak të koronavirusit.

Mirëpo nuk di  nëse keni vënë re një gjë shumë interesante të vdekurit nga koronavirusi autoritetet i japin me iniciale, të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne gazetarët gjatë gjithë kësaj kohe, e kam fjalën për ata që kanë raportuar, gazetarët e portaleve, e televizioneve, edhe në edicionet e televizioneve nacionale kur jepen, jepen me iniciale.

Asnjë portret i tyre, asnjë fotografi e tyre, asnjë shkrim lidhur me viktimat e kësaj tragjedia ndërkombëtare.

Kjo është një gjë shumë e çuditshme, ky është një alamet rasti për të bërë shkrime, ku të tregohen historia sepse pas çdo viktime ka një histori humane.

Mund të ketë histori që janë shumë interesante.

Viktimat janë mësues, janë oficerë, janë pensionistë, të gjithë këta kanë patur historitë e tyre. Me shkrime të tilla do të bëhej edhe një gjë tjetër, do tu gjendeshin pranë familjeve të tyre, në rrethanat që këta nuk kanë mundësi as ti varrosin apo ti bëjnë një ceremoni varrimi.

Ne gazetarët, por përgjithësisht autoritetet kemi përdorur rëndom këtë punën e raportimit me iniciale, por në rrethana të tjera.

Ne kemi folur me iniciale për vajza që janë tërhequr dhunshëm në botën e prostitucionit, dhe kemi bërë mirë që kemi folur me iniciale, kemi folur me iniciale për fëmijë që janë dhunuar apo që janë përdhunuar.

Kemi folur me iniciale për ndonjë mësues që ka qëlluar apo ngacmuar seksualisht nxënëset e mitura, është një gjë që ndodh, këtë të fundit e kemi bërë sepse kemi dashur të mbrojmë familjet e këtyre personave që nuk meritojnë mbrojtje sipas meje.

Kemi përdorur inicialet madje edhe për personat që janë dyshuar se kanë kryer një krim, madje edhe një krim të rëndë dhe këtë e kemi bërë në respekt të një parimi të rëndësishëm të shtetit të së drejtës që quhet prezumimi i pafajësisë dhe që në thelb thotë: “secili prej nesh është i pafajshëm derisa një gjykatë të provojë të kundërtën”.

Dhe ja tani ne bëjmë të njëjtën gjë edhe me disa njerëz që po ndahen nga kjo botë për shkak të koronavirusit, për shkak të këtij kërcënimi global.

Secili prej nesh mund të ishte viktimë e këtij virusi, secili prej nesh mund të ishte në vendin e tyre.

Pra është një fatkeqësi e  madhe natyrore sic kanë qenë edhe tërmetet, sic ishte tërmeti i nëntorit.

Mirëpo gjatë tërmetit ne asnjëherë nuk harruam të japim emrin, identitetin e plotë të viktimave, madje të tregojmë edhe historinë e tyre personale dhe familjare.

Ndërsa me koronavirusin ne nuk e bëjmë.

Unë jam i shokuar nga kjo gjë.

Këta njerëz që ikin meritojnë nderimin e fundit, familjet e tyre meritojnë gjithashtu të nderohen duke u përmendur në raportimet që ne bëjmë.

Unë nuk e di kush e ka shpikur këtë modë, këtë modën me raportimin me iniciale në këtë rast por di që duhet hequr dorë nga kjo gjë!

Ata njerëz janë njerëz, kanë një identitet të tyre, kanë një histori të tyre dhe duhen përmendur me emër me mbiemër dhe me portret.

Kjo është një mënyrë për ti nderuar ata!

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al