• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi, krerët e opozitës që duket se po shohin më tepër hallin e vogël të menderes së tyre

30/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit duke ndjekur rrugën më tinzare të mundshme ndaj shumicës së shqiptarëve që kërkon largimin e këtij regjimi.

Sot, tre muaj para zgjedhjeve, ende askush nuk e di zyrtarisht nëse PD, LSI dhe partitë e tjera do të garojnë me një front të përbashkët, me lista të ndara, apo sikurse thuhet aty këtu, në disa qarqe veç dhe në disa të tjera bashkë.

Përpara opozitës së bashkuar u shfaqën dy dilema, që kur Edi Rama organizoi një puç kushtetues në bashkëpunim me sharlatanët e blerë në parlament, për të penguar koalicionet mes partive kundërshtare.

I pari qe futja në një listë të vetme e PD me LSI-në e cila mund të maksimalizonte numerikisht votën, por përmbante riskun e zhgënjimit të dy elektorateve të veçanta, që nuk është se ushqejnë ndonjë dashuri të pakusht ndaj njëri-tjetrit.

Versioni i dytë ishte që të dalin në zgjedhje, secili me siglën e vet, duke kënaqur fanatikët e partive, duke nxjerrë avantazhe nga dyfishimi i kandidatëve në terren (me dy lista dublohet numri i njerëzve që kërkojnë vota për çdo qark), por edhe me një paradoks të madh: duke bërë fiks atë që kërkoi Edi Rama, përçarjen taktike të opozitës dhe mos përfitimin numerik që jep sistemi, për ata që i mbledhin votat në një thes.

Që ky ka qenë një synim i mirë përcaktuar i Ramës këtë e tregon edhe mënyra se si ai veproi në vitin 2017, e dëshmon pabesia e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, por edhe forma sesi i nxjerrin sondazhet lakejtë e vet mediatikë, që predikojnë se PD – LSI humbasin po dolën të bashkuar.

Pra e zënë në kurthin e këtyre dy dilemave opozita duhej të merrte një vendim. Ajo duhet ta bënte këtë me transparencë, me një diskutim të gjërë publik, në emër të një qëllimi të vetëm: rrëzimit të një bande që po vjedh, po varfëron dhe po keqtrajton shqiptarët.

Por në vend të merrte këtë drejtim opozita e ka kyçur diskutimin në kasafortën e sekreteve, njësoj siç veproi Rama me akrobacitë për vaksinën e Pfizer.

Ndonëse tepër vonë, ky debat duhet këmbëngulur të rihapet, pasi fati opozitarizmit në Shqipëri është shumë më i madh sesa kapriçot e Monikës dhe çupulinave që i shkojnë nga pas, apo frikërave të Lulit, të ushqyera nga eunukët që hezitojnë ta kundërshtojnë.

Nga konsultimet me disa ekspertë të zgjedhjeve, personalisht më rezulton, se dalja me një listë e favorizon numerikisht opozitën. Kjo nuk mbështetet vetëm mbledhjen e rezultateve të 2017, ku nëse do të dilnin bashkë, PD dhe LSI do e kishin lënë pakicë rilindjen. Në llogaritë e sotme, e bashkuar, opozta mund të fitonte teorikisht deri 5 deputetë më shumë, në 5 qarqe të ndryshme.

Ajo mund të përfitonte avantazh të madh në ato zona elektorale ku numri i deputetëve është tek (si psh Korça ku një listë e përbashkët do përmbyste rezultatin). Ajo mund të mbronte avantazhin në vende të tjera ku rilindja po tenton ta ktheje duke blerë me para dhe shantazhuar me banditë.

E gjithë kjo strategji e daljes në një listë, sikurse u tha në fillim, do kishte problemin e mos fuzionimit perfekt të dy elektorateve. Psh disa demokratë mund të mos dilnin të votonin ngaqë në listën e përbashkët mund të gjendeshin edhe emrat majtisto- klientelistë të LSI-së.

Por, kjo barrierrë psikologjike ishte lehtësisht e kapërcyeshme, nëse do mendohej një strategji e zgjuar politike. Nëse liderët opozitarë do të dinin ti sqaronin ndjekësve të tyre se kjo qe një kundërpërgjigje ndaj hilesë së pabesë që u bëri Rama, nëse kjo do mbështillej me slloganin e një fronti të përbashkët opozitar, qëllimi i të cilit ishte përbysja e këtij regjimi, nëse ajo do justifikohej thjeshtë si një mjet për të arritur tek qëllimi i ndryshimit të pushtetit, anomalia do shuhej. Pra kështu fronti opozitar do arrinte të siguonte edhe të gjithë avantazhin që të jep sistemi nga garimi me një listë (pa djegur asnjë votë) edhe thelbin politik të një bashkimi që do garantonte rrëzimin e Ramës.

Natyrisht një zgjidhje e tillë kërkon sakrifica. I pari duhet të lëshojë Lulzim Basha, i cili duhet të mendojë më shumë për krijimin e një shumice të gjërë qeverisëse sesa për llogaritë meskine të numrave të një PD-je humbëse.

E dyta, Monika Kryemadhi duhet të heqë dorë nga paranoja se sekti ç’thuret po u përzje me të tjerë. Të dy së bashku ata duhet të të zbrapsen në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që edhe ndonëse nuk i besojnë, i shohin si faktorin e vetëm të ndryshimit.

Por, fatkeqësisht edhe Basha edhe Kryemadhi po zhgënjejnë. Ata duket se janë të prirur ta marrin si skuthë, pas dyerve të mbyllura, vendimin më të madh që i përket gjithë popullit opozitar. Ata duket se po shohin më tepër hallin e vogël të menderes së tyre para pikturës së madhe. Dhe kjo është e pafalshme. Sepse nëse e djegin pa provuar dhe pa tentuar mundësinë e një fronti të përbashkët, nëse sillen thjeshtë si marioneta të sondazheve të Piepolos, ky do të qe një krim i pafalshëm.

Nëse e flakin mundësinë e bashkimit, madje e flakin pa e konsultuar me kërkënd, ata duhen ndëshkuar po dështuan në 25 prill. As Monika që e ka parti familjare dhe as Basha që e ka të trashëguar, nuk mund të qëndrojnë më në krye të tyre. Ata duhet të shporren nga sytë këmbët, madje edhe nëse Rama i vjedh e i kërdis pasi i ka shpënë në garë të përçarë. Askush nuk do mundet ti amnistojë për vendimet që morën vetëm vetë./ Lapsi.al

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al