• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Punimet në rrugët e brendshme të Sarandës, kompania kërkon edhe 6 muaj kohë. Ç’do ndodhë me sezonin turistik?

21/03/2024
Punimet në rrugët e brendshme të Sarandës, kompania kërkon edhe 6 muaj kohë. Ç’do ndodhë me sezonin turistik?

Kompania “Albstar” i ka kthyer përgjigje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Sarandës lidhur me kërkesat e vazhdueshme të tyre për vonesat në rikonstruksionin e qendrës dhe rrugëve të qytetit. Përgjigja zyrtare ka mbërritur ditën e sotme tek Këshilltarët Bashkiak, por ajo që vihet re në kokë të saj, është fakti që ajo mban si datë 1 marsin, pra vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë. Nuk dihet arsyeja e kësaj vonese për të vënë në dijeni këshilltarët, pasi letra atyre i’u ka shkuar nga Sekretaria e Këshillit e jo nga vetë firma.

Pavarësisht kësaj duket se firma e quan jo përgjegjësi të vetën kthimin e përgjigjes, por si autoritet relatues përcakton Drejtorinë përkatëse në Bashkinë Sarandë.

Prapësëprapë, ajo çka vihet re në përgjigjen me 11 pika të kompanisë “Albastar” është fakti që vetëm 3 ditë nga nisja e punimeve në qendrën e qytetit, pikërisht në 18 maj 2023, ka qenë Bashkia Sarandë ajo që ka pezulluar punimet.

Bëhet fjalë vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve lokale, kur Bashkia drejtohej ende nga Ardian Gurma. Siç shpreher firma në letrën e saj: “Në datë 18 Maj 2023 jemi pezulluar nga Bashkia Sarandë duke na hequr nëpërmjet Policisë Bashkiake edhe llamarinat e rethimit të kantierit tek Parku Miqësia pjesë e projektit të rikualifikimit të rrugës Skënderbeu”.

Por duket se pezullimi i Bashkisë nuk është i vetmi problem lidhur me këtë projekt të lidhur mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë “Albstar” sh.p.k.

Sipas përgjigjes drejtuar këshilltarëve Bashkiakë, “kontraktori nuk disponon azhornim të infrastrukturës nëntokesore të qytetit të Sarandës. Duke qenë se jemi në një zonë urbane, rrjeti i infrastrukturës nëntokësore është tepër problematike për ecurinë e punimeve të gërmimit”. Ajo çka bën me të rëndë situatën është pika 10 e përgjigjes ku citohet: “Projekti ka pasaktësi teknike dhe mos rakordim me preventivin e punimeve, për këtë qëllim kemi kërkuar zgjidhje teknike dhe ekonomike, duke qenë se jemi katër palë në këtë projekt duke përfshirë edhe përfituesin”.

Si konkluzion i kësaj, firma vë në dijeni Këshilltarët Bashkiakë të Sarandës se do të kërkojë shtyrje të punimeve me 6 muaj duke cituar se “për shkak të vonesave nga pezullimet e sipërpërmendura, jemi në negociata me investorin për shtyrje të afatit të punimeve me 6-muaj”.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës pati debate të forta mes këshilltarëve dhe supervizorit të sjellë nga firma për t’iu përgjigjur kërkesave të Këshilltarëve lidhur me vonesat në punime.

Debatet mes tyre precipituan deri në ofendime çka çoi në ndalimin e diskutimit të asaj pike në rendin e ditës. Këshilltarët nga ana tjetër kanë ushtruar presion të vazhdueshëm prej muajsh ndaj Bashkisë Sarandë dhe firmës kontraktore, pasi në qytet është krijuar kaos nga hapja e kantiereve në disa rrugë njëherësh duke krijuar vonesa në mbylljen e punimeve që kanë sjellë mbingarkesë të trafikut por edhe rënie drastike të xhiros ditore në dhjetra subjekte tregëtare.

Vonesat në mbylljen e punimeve mund të shkaktojnë probleme edhe me sezonin turistik, duke ditur që flukset e pushuesve vendas dhe të huaj nisin prej mesit të dytë të muajit prill, edhe pse sinjalet e ardhjes së pushuesve në Sarandë janë dhënë që në javën e parë të marsit, ndryshe nga vitet e tjera.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al