• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qentë zbulojnë 10 ton kanabis, një i arrestuar

19/02/2017
Qentë zbulojnë 10 ton kanabis, një i arrestuar

Rreth 10 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në portin e Ankonës, në Itali ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike e ardhur nga Shqipëria është e një cilësie të lartë.

Lënda narkotike kishte destinacion pjesën veriore të Italisë. Sipas mediave droga u zbulua në një kamion të mbushur me hekur.

Sipas mediave kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në portin e Ankonës.

Për zbulimin e lëndës narkotike u përdorën qentë e antidrogës. Sasi e drogës u zbulua rastësisht gjatë një kontrolli të dokumenteve.

Ngarkesa e deklaruar nuk korespondonte me verifikimet. Tashmë hetimet kanë nisur për të identifikuar ata që kanë ngarkuar lëndën narkotike si dhe për të identifikuar marrësit.

Mediat shkruajnë se marijuana nuk do të ndalonte në Marche por do të mbërrinte në veri të Italisë.

Të përditshmet shkruajnë se tregu është zgjeruar. Edhe klientela nuk është më e njëjta: hashashi dhe marihuana përfundojnë në duart e minorenëve .

Pas lajmit të publikuar nga mediat italiane se droga vinte nga Shqipëria, ka reaguar Policia e Shtetit duke e mohuar.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit,

Ju sqarojmë se:
Lajmi është terësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar.

Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë.

Policia e Shtetit mbetet terësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë”mbyllet deklarata.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

16/06/2025
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol

Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua

16/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al