• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria rrit pagat e punonjësve të bashkive, si bëhet përllogaritja

01/08/2024
Qeveria rrit pagat e punonjësve të bashkive, si bëhet përllogaritja

Qeveria ka miratuar sot rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit vendor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku i cili ka deklaruar se të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen.

Ministri mori një shembull duke thënë se një jursit apo një arkitekt do të marrë të njëjtën pagë në çdo bashki, pavarësisht madhësisë së saj.

Mazniku tha se “Përmes këtij vendimi unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punës së punonjësve të bashkisë, e unifikojmë atë si llogaritet vjetërsia e punës edhe në administratën shtetërore”.

Advertisement

“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdhaja. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, u shpreh ministri.

Related Posts

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit

21/06/2025
Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde
Lajme

Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde

21/06/2025
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Mbi 74 mijë euro të padeklaruara, kapet në Kakavijë i moshuari grek

21/06/2025
Raporti europian: Shqipëria sërish në vendin e fundit për cilësinë e ujërave të notimit
Kryesore

Raporti europian: Shqipëria sërish në vendin e fundit për cilësinë e ujërave të notimit

21/06/2025
Refuzimet në masë nuk ulën kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë, në 2022 ishin më të lartat e tre viteve të fundit
Kryesore

Shifra të frikshme/ 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

21/06/2025
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës

21/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit

I dehur në timon, arrestohet shoferi në aksin Çarshovë-Ura e Leklit

21/06/2025
Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde

Sekuestrohen 500 mijë euro, si përdorej pika exchange për të dhënë para me fajde

21/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al