• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria shton fondet për bujqësinë, në tetor hapet skema e re e mbështetjes për fermerët. Ja kush përfiton

06/09/2024
Qeveria shton fondet për bujqësinë, në tetor hapet skema e re e mbështetjes për fermerët. Ja kush përfiton

Për sezonin e dytë të të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se do të çelë muajin tjetër Skemën Kombëtare të Investimeve për fermerët. Ndryshe nga ajo skema tradicionale në Bujqësi dhe Blegtori, fondi prej rreth 200 milionë lekësh do të shpërndahet për ndërtimin e serave të mbrojtura nga breshëri, por pas nuk do mbeten as investimet edhe për blegtorinë.

“Faktikisht ne e diskutuam edhe para 4 muajsh që Skema Kombëtare Bujqësisë dhe Blegtorisë ishte e pamjaftueshme. Ndaj do të ishte optimale që të vijohej me të njëjtën skemë mbështetëse si ajo e para. Kjo me qëllim vijimin e aktivitetit bujqësor”, thotë Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor. Me programin IPARD të Bashkimit Europian, të pezulluar, fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në sektorin bujqësor do iu vihet në ndihmë me një fond gjysmën e vlerës së financimit.

“Sigurisht ka nevoja të jashtëzakonshme dhe në investim. Si në përpunim, paketim pa transport. Ideja është në mungesë të fondeve IPARD apo fondeve alternative, fermerët shqiptarë janë në një ngushticë të madhe në drejtim të financimit”, thotë Ballesha. Gjithsesi shkalla e lartë e informalitetit dhe problemet e tjera në sektor bëjnë që ekspertët ta shohin me skepticizëm përthithjen e parave në garancinë sovrane. “Do të mund të marrin vetëm një numër i kufizuar fermerësh dhe ajo nuk do të mund të zgjidhë hallet e vërteta të sektorit”, thotë Ballesha.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit skema Kombëtarë në Bujqësi dhe Blegtori regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh. Fondi në dispozicion rezultoi i mjaftueshëm vetëm për 72 për qind të fermerëve në total. Pjesa tjetër pritet të përfitojë nga Skema Kombëtare të Investimeve, që veç bujqësisë dhe blegtorisë përfshin edhe peshkimin.

Related Posts

Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Sarandës

15/05/2026
Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor
Kryesore

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

15/05/2026
Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)
Kryesore

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)

15/05/2026
Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

16/05/2026
VIDEO/ Aston Vila triumfon ndaj Liverpool, “prenoton” një vend për Champions

VIDEO/ Aston Vila triumfon ndaj Liverpool, “prenoton” një vend për Champions

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al