• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Do na dënojë historia nëse dështojmë me BE

09/04/2026
Rama: Do na dënojë historia nëse dështojmë me BE

“Historia nuk do na e falë nëse nuk e çojmë Shipërinë në BE”. Kështu ka thënë Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste të Lezhës. Ai ka bërë edhe një kalnendar të udhës drejt Brukselit me bindjen se anëtarësimi i vendit në BE do të realizohet brenda vitit 2030. “Qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027” tha ai, ndonëse sot European Western Balkans shkroi se në zyrtrët e BE po flasin për rezerva që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve dhe akuzat për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, duke mos lejur mbylljen e kpitjve për Shqipërinë.

‘Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin ‘është gënjeshtër’. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Europian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri me një ambicie të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare. Dhe kështu shkon me një llogari në 2030. Ne i kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord. Kjo jo vetëm falë punës sonë, por edhe vullnetit të tyre. Në kat të dytë janë 27 vende anëtare, sepse aty duhet të thonë të gjithë po. Nëse vetëm një vend thotë ‘jo’, atëherë integrimi në BE është i pamundur”.

Por kohët e fundit janë bërë plot 9 vende dhe jo një që kanë rrezerva, pasi kanë ngritur shqetësime në lidhje me disa çështje që kanë vënë në pikëpyetje avancimin e vendit tonë me negociatat. Në takimin e 1 prillit të grupit të COELA, përfaqësuesit e Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë, Austrisë, Finlandës, Polonisë, Greqisë dhe Bullgarisë ishin ata që shprehën rezerva për reformat në Shqipëri. Të njëjtat burime sqaruan se arsyet e dhëna prej këtyre vendeve ishin të ndryshme.

Polonia ishte kritike për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj.

Por Rama në publik mbetet ende plot shpresë.

“Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, përfundoi Rama.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al