Sot shkarkohet Drejtori i Hetimit Tatimor Enertil Canaj. Të paktën kështu raportohet në media prej mesditës së sotme. Burime të syri.net bëjnë të ditur se Kryeministri Edi Rama do të largojë nga detyra zyrtarin e lartë të tatimeve brenda ditës sw sotme. Burimet saktësojnë se shkarkimi i tij vjen pas një debati që Canaj ka patur me Drejtoreshën e Përgjithshmë të Tatimeve, Vasilika Vjero. Mbetet për tu saktësuar vetëm modaliteti I largimit: Shkarkim I menjëhershëm apo dorëheqje.