• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama te bujtina në Rexhinë të Tepelenës: Nëse emigrantët kursimet e tyre i investojnë në këto lloj strukturash fitojnë shumë më tepër këtu se në emigracion

05/02/2021
Rama te bujtina në Rexhinë të Tepelenës: Nëse emigrantët kursimet e tyre i investojnë në këto lloj strukturash fitojnë shumë më tepër këtu se në emigracion

“Zhvillimet e bujtinave dhe rikthimi i syve të emigrantëve nga kjo zonë e bekuar, për të investuar kursimet e tyre në rilindjen ekonomike të Labërisë përmes turizmit, janë burim energjie e shtysë e madhe për të vazhduar punët që kemi nisur”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një nga bujtinat e Rexhinës në Tepelenë. Ai shoqërohej nga ministri Bledi Cuci dhe drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca.

Në bujtinën e Jahos, rrethuar nga një natyrë magjike, Rama shprehu admirim për këtë familje punëtore që ka krijuar punë dhe ekonomi mes maleve, duke prodhuar bulmet për tregun e ofruar mikpritje për vizitorët e zonës.

“Këtë mrekulli duhet ta kthejmë në burim parash. Emigrantët që bëjnë punë të zakonshme, nëse kursimet e tyre i investojnë në këto lloj strukturash fitojnë këtu shumë më tepër se sa në emigracion dhe janë Zot këtu”, tha Rama.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR), Frida Krifca deklaroi se Jaho e ka nisur këtë aktivitet si një baxho për shkak të nevojës që kishin fermerët për një baxho, të cilët e çonin në Gjirokastër prodhimin e tyre.

Ndërtimi i baxhos, tha ajo, nisi në vitin 1998 dhe në 2018, ai shprehu nevojën për t’u mbështetur për ta kthyer këtë baxho në një bujtinë pasi në zonën vinin shumë vizitorë por nuk kishin se ku të akomodoheshin.

“Me shumë mund e dedikim u ndërtua kjo bujtinë e mbështetur nga buxheti i shtetit me rreth 8 milionë lekë. Jaho do të marrë sërish mbështetje nga skemat kombëtare për të mundësuar edhe pajisjen e bujtinës”, tha Krifca.

Jaho thotë se pasi ndërtoi baxhon nuk kishte ku t’i ruante produktet, pasi nuk kishte një dhomë frigoriferike. Ai u detyrua të krijonte një pus me ujë të rrjedhshëm ku i ruante produktet e freskëta.

Sot falë mbështetjes nga skemat kombëtare Jaho ka edhe dhomën frigoriferike.

Kjo zonë e Nivicës nuk ka patur furnizim me energji elektrike asnjëherë, por kryeministri siguroi banorët se do të gjendet një mënyrë për furnizimin me energji të kësaj zone.

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

E rëndë në Ksamil/ Vritet me thikë një i ri francez

18/08/2026
4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje
Kryesore

4 persona të djegur në Himarë teksa riparonin motorin e skafit, policia zbardh detaje

18/08/2026
Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë
Kryesore

Kreshnik Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë

17/08/2026
Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur
Kryesore

Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur

17/08/2026
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta
Kryesore

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 4 prej tyre pësojnë djegie të shumta

17/08/2026
Në Divjakë protestojnë sërish kundër shkrirjes së bashkisë: Një kapriço politike
Kryesore

Në Divjakë protestojnë sërish kundër shkrirjes së bashkisë: Një kapriço politike

17/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali

“Jemi të qetë, po negociojmë”, Harry Kane thyen heshtjen: Jam i lumtur te Bayern

18/08/2026
Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali

Jam i lumtur te Bayern – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al