• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama ‘zgjidh qesen’ sërish për Gjirokastrën, ja investimi tjetër që përfiton qyteti i gurtë

31/01/2018
Rama ‘zgjidh qesen’ sërish për Gjirokastrën, ja investimi tjetër që përfiton qyteti i gurtë

Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së projektit, “Integrimi urban dhe zhvillimi i turizmit”, dhe ka për qëllim të përdorë pjesë të këtij financimi për kontratën “Restaurimi i ansamblit arkitektonik, Pazari Gjirokastër”, monument i kategorisë së dytë, për rehabilitimin e infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në pazarin e Gjirokastrës. Fondi Shqiptar fton tani ofertuesit të kualifikuar për të paraqitur ofertat e tyre për punimet civile, “Restaurimi i ansamblit arkitektonik, Pazari Gjirokastër”, që parashikohen të kryhen për një periudhë kohore prej 12 muajsh. Tenderi do të zhvillohet në bazë të një dokumentacioni të harmonizuar ndërmjet dokumentacionit për prokurimin e tenderit të hapur, sipas Agjencisë së Prokurimit Publik dhe standardeve të Bankës Botërore, duke u realizuar sipas procedurave të përcaktuara në udhëzuesit e Bankës Botërore, për: “Prokurimi i mallrave, punët dhe shërbimet jokonsultuese nën huat IBRD dhe kreditë IDA e grantet nga huamarrësit e Bankës Botërore.

Ofertuesit/kompanitë e interesuar/a mund të marrin informacion më të detajuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe të kontrollojnë dokumentet e tenderimit gjatë orareve zyrtare nga 9:00 deri 16:30, në adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Ofertat duhet të dërgohen para datës 5.3.2018, ora 10:00. Ofertat elektronike nuk do të lejohen. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prezencë të përfaqësuesve të caktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marrë pjesë. Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlerë 2,900,000 lekë (dy milionë e nëntëqind mijë). Një rrugë me kalldrëm, prej nga mund të shkosh edhe në portën veriore të kalasë, të çon drejt lagjes “Pazar i Vjetër”.

Në kryqëzimin që ndan atë me rrugën që të çon drejt lagjes “Manalat” ndodhet një shesh i vogël, i njohur si “Sheshi i Pasha Kaurit” (një nga të rrallët pashallarë që ishte i krishterë). Më tej përmes një rrugice ngrihen banesat. Rrugica të ngushta, të shtruara me gurë e në pjesën më të madhe të lyera anash me gëlqere janë degëzimet e lagjes, me ndërtime interesante, duke filluar nga objekti i parë fetar i krishterë e deri te konsullata e parë greke që ka funksionuar në Gjirokastër. Nga dokumentet e kohës mësohet se kur numri i banorëve brenda kalasë u rrit me rreth 200 familje, një numër relativisht i madh, atëherë nisën të dalin jashtë mureve dhe të ndërtohen shtëpitë e vjetra, që i takojnë lagjes “Pazar i Vjetër”.

Image result for gjirokastra street

Image result for gjirokastra street

Image result for gjirokastra street

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ E papritur, 27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ E papritur, 27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
Finalja mes Dinamos dhe Egnatia vlen shumë, luftohet për “bonusin” e papritur nga UEFA

Të bllokuar në Europë për Egnatian, dy sulmues vendosen për herë të parë nën urdhrat e Nevil Dedes – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al