• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë/ Ata pa arsim “biznesmenë”, ata me shkollë të lartë hyzmeqarë…

20/03/2018
Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë/ Ata pa arsim “biznesmenë”, ata me shkollë të lartë hyzmeqarë…

Banka Botërore ka publikuar raportin e fundit për tendencat e punësimit, që merr në analizë treguesit në Ballkanin Perëndimor dhe disa vende të rajonit, që janë pjesë e BE-së në periudhën 2016-2017. Raporti sjell të dhëna interesante, që marrin një kontekst tjetër kur krahasohen në raport me rajonin dhe një prej tyre është pjesa e pagave të ulëta dhe përqëndrimit të kësaj page në ekonomi. Sipas raportit përqëdrimi i lartë i pagave të ulëta është udhëheqësi kryesor i pabarazisë së pagave në përgjithësi në rajon.

“Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina raportojnë nivelin më të lartë të pagave kurse Shqipëria më të ultën” vlerëson raporti.

Një e dhënë tjetër interesante është edhe ajo e strukturës së punësimit tek popullsia në moshë pune. Sipas raportit Shqipëria mban rekordin e atyre që janë të vetëpunësuar por që kanë nivel arsimimi 8 vjeçar. Kur në rajon pjesën më të madhe të të vetëpunësuarve e zënë ata që kanë arsim të mesëm. Kurse punësimin më të lartë në sektorin privat Shqipëria e raportoi në segmentin e atyre me arsim të lartë.

“Në mesatare rreth gjysma e të vetëpunësuarve në Ballkanin Perëndimor ishin me shkollë të mesme. Në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë më shumë se 60 për qind kishin një nivel arsimimi mesatar në 2016, më pak të arsimuarit ishin grupi i dytë më i madh mes të vetëpunësuarve kurse ata me arsim të lartë zinin rreth 11 për qind në një mesatare. Në kontrast me këtë, në Shqipëri dhe Maqedoni shumica e të vetëpunësuarve ishin ate me nivel më të ulët arsimimi.

Në termat e edukimit në total punësimi u rrit në të gjitha grupet e edukimit por më së shumti tek ata me arsim të mesëm në të gjitha vendet me përjashtim të Shqipërisë. Kjo e fundit raportoi rritjen më të madhe të punësimit në segmentin e atyre me arsim të lartë” thuhet në raport.

Punësimi part time

Ky lloj punësimi sipas Bankës Botërore ishte më pak i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor duke zënë 11 për qind në vitin 2017. “Shqipëria ishte e vetmja që raportoi një shifër të lartë edhe pse me tendencë tkurrjeje për të punësuarit part-time që zënë 20 për qind të punësimit total.

Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin ato që pasonin me 10.6 për qind dhe 9 për qind. Në vendet e tjera të rajonit punësimi part-time ishte 5-6 për qind. Kjo është e njëjtë me vendet e tjera pjesë e BE-së që i janë bashkuar këtij komuniteti mes 2004-2013” thuhet në raport.

Emigrimi njeh një tjetër kulm

Vendet e Ballkanit Perëdnimor po vuajnë nga largimi i trurit pasi pjesa që po emigron është pikërisht pjesa me arsim të lartë. BB vëren se ka një rritje të pjesës që ze popullisia që ka emigruar në raport me popullisnë totale, një raport që po thellohet duke zënë më shumë se 30 për qind. Saktësisht Shqipëria është e dyta në këtë renditje me 1.05 milionë emigrantë./Monitor

 

 

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cher ndërpret mbështetjen financiare për djalin, përfshihet në betejë gjyqësore

Cher ndërpret mbështetjen financiare për djalin, përfshihet në betejë gjyqësore

08/05/2026
Flet avokatja e Blake Lively/ Pse aktorja u shfaq në Met Gala pas përfundimit të çështjes ligjore?

Flet avokatja e Blake Lively/ Pse aktorja u shfaq në Met Gala pas përfundimit të çështjes ligjore?

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al