• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti në Kuvend/ Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, paralajmëron reformim të thellë të RTSH në bashkëpunim me EBU

31/10/2025
Raporti në Kuvend/ Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, paralajmëron reformim të thellë të RTSH në bashkëpunim me EBU

Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, gjatë raportimit vjetor të RTSH në Kuvendin e Shqipërisë, ka paralajmëruar nisjen e një reforme të thellë dhe tërësore të transmetuesit publik, e cila do të ndërmerret në partneritet me European Broadcasting Union (EBU), unionin më të madh të mediave publike në Evropë ku edhe RTSH është anëtare.

Hoxhalli deklaroi se që prej konstituimit, Këshilli Drejtues ka punuar për të garantuar pavarësinë editoriale, integritetin profesional dhe përdorimin me përgjegjësi të burimeve publike, por sfidat e mbartura ndër vite kërkojnë një ndërhyrje të plotë dhe jo zgjidhje fragmentare.

Sipas Hoxhallit, reforma synon rikonceptimin sistemik të çdo aspekti të RTSH-së, nga mënyra e financimit, te organizimi i brendshëm, kultura e punës, prodhimi i lajmit, platformat teknologjike, raportet me publikun dhe mekanizmat e matjes së impaktit publik.

“Ky është momenti për një ndryshim të guximshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetëm me një riformatim të thellë mund ta heqim RTSH-në nga spiralet e problemeve të përsëritura dhe ta vendosim në një trajektore të qendrueshme për dekadat e ardhshme.”

Kryetari i Këshillit Drejtues konfirmoi se RTSH ka gjetur partnerin e duhur për këtë proces tek EBU dhe se puna praktike ka nisur.

“Në bashkëpunim me njësinë e specializuar të EBU-së për transformimin e transmetuesve publikë, po hartojmë një model të ri strategjik, të shoqëruar me plan veprimi. Brenda muajit nëntor do të mbërrijë në Tiranë misioni i parë teknik i ekspertëve të EBU-së”, tha Hoxhalli.

Hoxhalli e cilësoi këtë proces si një moment historik për transmetuesin publik, i cili prej vitesh është përballur me sfida të akumuluara dhe probleme strukturore.

Ai theksoi se RTSH ndodhet në një udhëkryq vendimtar, mes barrës së së shkuarës dhe një mundësie të artë për rimodelim tërësor.

Sipas tij, rikthimi i institucionit në standardin që meriton është i mundur vetëm me vullnet të përbashkët, vendimmarrje të guximshme dhe mbështetje institucionale, ndërsa partneriteti me EBU siguron vizionin dhe ekspertizën për ta çuar reformën përpara.

Kjo ndërhyrje, tha ai, pritet të jetë më e thella në historinë e RTSH-së, duke ndërtuar një model modern, të qëndrueshëm, transparent dhe të orientuar plotësisht drejt publikut.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al