• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagimi për Kryemadhin, mbështetësit i kërkojnë llogari Golemit: Në Gjirokastër keni ende drejtorët e LSI-së

22/10/2017
Flamur Golemi ‘nxjerr zbuluar’ LSI-në në Gjirokastër: Detyruan bariun të reagonte kundër meje, pastaj e çuan te plaku i rrjedhur i SHQUP-it

Një ditë më parë deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, reagoi ndaj deklaratave të bëra së fundi prej kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte shprehur se bandat kriminale ndikuan rezultatin zgjedhor edhe në qarkun Gjirokastër.

Në qëndrimin e tij deputeti i PS-së thoshte ndër të tjera se LSI është e fundit që duhet të flasë kur vjen puna te blerja e votave apo përdorimi i elementëve kriminalë. Sipas tij, ky qëndrimi Kryemadhit vjen nga mungesa e alternativës së LSI dhe fakti që kjo parti nuk është mësuar ende me të qënit në opozitë.

Por disa prej mbështetësve të Golemit kanë komentuar deklaratën e tij në Facebook, duke i kujtuar se sot në Gjirokastër janë ende njerëz dhe drejtues të LSI-së në administratën publike. Ata shprehin habinë se përse vazhdon të tolerohet ende dhe të mbahen në punë drejtuesit e LSI-së. Por deputeti socialist ka refuzuar t’u kthejë përgjigje ‘akuzave’ të mbështetësve të tij në rrjetin social. 

ArgjiroLajm.net ka raportuar më herët për shumë prej drejtuesve të LSI-së në Gjirokastër, që vazhdojnë ende të mbajnë postet e tyre publike, ndonëse partia e tyre ka kaluar në opozitë që prej 25 qershorit. Përmendim këtu drejtorin e Sigurimeve Shoqërore, drejtorin e Tatimeve, drejtorin e Bujqësisë etj.

Socialistët u kanë bërë thirrje të dorëhiqen, por  shumë prej tyre hezitojnë të largohen dhe nga ana tjetër ‘kërcënojnë’ se nëse do të shkarkohen ata do t’i drejtohen Gjykatës. Edhe pse nuk një udhëzim të qartë, parashikohet që shkarkimi i tyre të bëhet gradualisht dhe lëvizjet të kamuflohen me reformën që pritet të nisë në administratën publike, për shkrirjen apo bashkimin institucioneve.

© ArgjiroLajm.net

Related Posts

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot
Kryesore

Avokati i Veliajt për Ramën: As më lëkund, as më dikton dhe as më impresionon dot

24/11/2026
“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)
Kryesore

“Shtëpi me qera 40 mijë lekë, e ndaj me 3 shokë”, ministrja Kumbaro i përgjigjet studentit: Duke filluar nga janari 2027 bursa shkon në 25 mijë lekë në muaj (VIDEO)

24/11/2026
Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit
Kryesore

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim
Kryesore

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Merkato dhe thashetheme, legjionarët “pushtojnë” tregun, Muçi kryefjalë – Balkanweb.com – News24

Gasperini synon titullin në Serie A, Muçi, opsion konkret për Romën?

24/11/2026
FOTO/ Merkato dhe thashetheme, legjionarët “pushtojnë” tregun, Muçi kryefjalë – Balkanweb.com – News24

Gasperini synon titullin në Serie A, Muçi, opsion konkret për Romën? – Balkanweb.com – News24

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al