• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon ish-kryetari: Zgjedhjet te PD Gjirokastër janë shokuese, tragjikomedi që nuk kapërdihet

26/11/2018
Reagon ish-kryetari: Zgjedhjet te PD Gjirokastër janë shokuese, tragjikomedi që nuk kapërdihet

Nga Gëzim Basha

Dikur kam qenë kryetar i PD-së në Gjirokastër. Mëkat?! Jo edhe aq!  U zgjodha në Shtator 1997. Garuam 4 kandidatë: Unë, petagog i letërsisë në Universitetin Eqrem Çabej, Isak Babaramo, inxhinier gjeolog dhe Sekretar i Keshillit të Rrethit, Mentor Baboçi, inxhinier mekanik, dhe Veledin Nanaj, Mesues i njohur i Bio-kimisë. Të tre rivalët e mi ishin ndër njerzit më të respektuar të qytetit, që të tre themelues të degës së PD-së. Isha gati të ikja, i sigurtë se do të kishte disa raunde, kur i deleguari prej qendrës, deputeti Emin Gjana njoftoi një rezultat befasues: kisha fituar në raundin e parë, me 84% te votave!

Votuesit ishin kryesisht nga Gjirokastra dhe dy krahinat afer saj, Labëria dhe Lunxhëria. Dropullitë nuk besoj të ketë patur sepse PD-ja e at’hershme i konsideronte tërë minoritarët separatistë me çifte. (Grupi i Lazaratit kishte vetëm pesë votues, dy prej të cilëve–te dy ish-spiunē te Sigurimit dhe grabitës pronash–e kishin deklaruar votën e tyre kundër.)

Ne 3 Mars 1998, të nesërmen e nisjes sime në SHBA me ftesë nga Kryetari i Komitetit të Aferave Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqsuesve, Kongresmeni i New York-ut, Benjamin Gilman, Qendra e PD-së emëroi si Sekretar në Gjirokastër, pas shpinës sime, një kandidaturë që nuk e kishte miratimin tim, ngaqë, veç të tjerash, në adoleshencën e vet kishte denoncuar publikisht të atin!

Për një vit lidershipi i PD-sē priti prej meje rikthimin në postin e kryetarit, ndërkohë që unë prisja prej tyre shkarkimin e sekretarit! Tërheqja ime u bë e pashmangshme. Distancimi im nga lidershipi i PD-së–jo nga idealet e saj–ishte procesi i distancimit te nje zeri normal nga kakofonia, i nje njeriu paqsor nga një repart zborist ku çdo miting konsiderohej betejë, nderkohë që korridoreve të selisë bëhej luftë brylash nga mëngjezi në darkë, nga akshami ne sabah.

Prej asaj kohe punët degraduan aq shumë sa ai “sekretari’ im, ne kontrast me pasardhësit e tij, mund të konsiderohet sot, pa pike pengu, një model “i ndriçëm” moral e pse jo edhe intelektual! Ai të paktën e lëçit shkoqur emrin e vet pa i shtuar nje “ë” nazale në fund! Në retrospektivë mund të thuhet, jo pa një shije idhësie, se deintelektualizimi i PD-së ka qenē dhe mbetet projekt i mirëmenduar nga një lidership me kompleksin e impotencës intelektuale. Intelektualët realë i ikin PD-se si djalli thimjanit!Tani kemi mbrirë nē atë pikë që të ndërmend proverbin e famshëm Kinez, “Kur tigri mundgon, majmuni bëhet mbret!”

Zgjedhjet e fundit në degën e PD-së së Gjirokastrës janë shokuese, vështirë të kapërdihet një tragjikomedi kaq groteske për ata që përpara 28 vitesh, e imagjinonin Shqipërinë e sotme një vend me jetë politike, mendore e kulturore vibrante. Që në qytetin e Bajo Topullit, Musine Kokolarit e Ismail Kadarese, te ndodhnin këto paudhësi, duhej një mēkat i madh kolektiv. Te gjithë kemi pjesën tonë te vogël në këtë gjëmë të madhe!

Tani, në dekadën e dytë te shekullit 21, në Shqipëri nuk ka më konflikt politik por kulturor: Progresistët kundër injorantëve!

Amen!

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al