• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Resorti luksoz në Sarandë, Damian Gjiknuri përplaset me Agron Shehajn: Të përdorin Luli dhe Foltorja o idiot

21/07/2022
Resorti luksoz në Sarandë, Damian Gjiknuri përplaset me Agron Shehajn: Të përdorin Luli dhe Foltorja o idiot

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur deputetit të opozitës Agron Shehaj në lidhje me akuzat në parlament, se kushëriri i Sekretarit të Përgjithshëm në PS po ndërton resortin luksoz në Sarandë. Eshtë fjala për “Manastiri Resort” që do të ndërtohet në plazhin e Manastirit pranë Ksamilit, një investim me vlerë rreth 28 milionë euro. Gjiknuri theksoi se ka ngritur padi ndaj tij për shpifje ndërsa shtoi se ai është përdorur nga palët në Partinë Demokratike.

“Ti zotëri ke një hall tjetër, ta mësojnë dhe të tjerët. Për këto budallallëqet që ti thua, që merresh me kushërinjtë e mi që janë biznesmenë që nga viti 1991 dhe në fund të fundit janë në punët e tyre dhe nuk të hyjnë ty në xhep. Ti je në gjykatën e Tiranës për këtë çështje. Përse e sjell Gjykatën në Parlament? Jo më larg sesa pardje ke marrë një njoftim që nuk ke paraqitur prova. Më datë 08.07.2022 të ka ardhur njoftimi se nuk ke qenë në gjendje që të paraqesësh prova. E para, që ai nuk është djali i xhaxhait tim dhe e dyta për të gjithë pretendimet që unë kam ngritur në atë padi. Ti ke paguar 700 mijë euro, thonë për ty, për të zënë vendin e deputetit. Të përdorin. Njëherë të mori Luli, tani të ka marrë foltorja. Ti atë punë ke! Unë nuk jam si ty! Unë të kisha para nuk i fshihja nëpër kushërinj, siç ke bërë ti te Rruga ‘Asim Zeneli’, e di mirë ti. Ti që je “biznesmen i ligjshëm” në thonjëza, i investon nëpërmjet të tjerëve”, deklaroi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, u shpreh se me Shehajn do takohen në gjykatë. “Bashkë takohemi në Gjykatë mos e lodh Parlamentin me këto çeshtje. Të kam bërë padi për shpifje pikërisht për këto që ngrite këtu. Mos e sill Gjykatën e Tiranës në Parlament. Merru me gjëra serioze. Të kanë gjetur me para dhe të përdorin”, nënvizoi numri dy i socialistëve.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al