Sahati i gurtë i Libohovës i është nënshtruar një restaurimi. Kryesisht është ndërhyrë në çatinë e këtij objekti me vlera historike dhe që gëzon statusin “monument kulture kategoria e parë”.
Sidoqoftë nuk është parë ende e udhës të vendosej kambana apo ora në mënyrë që ky monument të ishte i kompletuar.
Sahati vlerësohet edhe si një atraksion turistik në Libohovë. Ai është ndërtuar nga bejlerët e Libohovës rreth fundit të shekullit të XVII-të. ©Argjiroja.net