• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen bastet sportive/ Qeveria jep 10 licenca kombëtare me afat 10-vjeçar

21/07/2023
Rikthehen bastet sportive/ Qeveria jep 10 licenca kombëtare me afat 10-vjeçar

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për lejimin e basteve sportive on-line. Në rang vendi do të jenë deri në 10 licenca kombëtare me afat 10 vjeçar, gara për të cilat do të njoftohet nga autoriteti e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ne faqen e tij zyrtare, në gazetat ndërkombëtare si dhe në Buletinin e njoftimeve publike.

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro, raporton News24. Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Po ashtu subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 dy miliardë lekë, ose rreth 20 milion euro xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit. Sipas projektligjit, Bastet sportive on-line do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e këtij aktivitetit. Loja do të zhvillohet vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave. Projekt ligji i qeverisë që rikthen bastet sportive, në formatin on-line pritet të futet në kalendarin e punimeve te kuvendit sesionin e ardhshëm që nis në shtator.

Related Posts

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët
Kryesore

Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët

05/07/2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre
Kryesore

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

05/07/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!
Kryesore

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

05/07/2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)
Kryesore

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ÇIKLIZËM/ Etapa 2 e Turit, Pogaçar i dhuron fitoren Del Toros

ÇIKLIZËM/ Etapa 2 e Turit, Pogaçar i dhuron fitoren Del Toros

06/07/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

UEFA Conference League/ AF Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër me BATE Borisov në “Elbasan Arena”

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al