• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Risitë e 30 qershorit: Për herë të parë, PS “merr” Shkodrën e Tropojën (dhe një president që nuk voton)

01/07/2019
Risitë e 30 qershorit: Për herë të parë, PS “merr” Shkodrën e Tropojën (dhe një president që nuk voton)

Për socialistët, zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ëndërr e realizuar pas 3 dekadash. Për herë të parë ata do të drejtojnë bashkinë e Shkodrës, pasi i vetmi kandidat në këto zgjedhje ishte Valdrin Pjetri. Bastioni i PD-së për këto vite të demokracisë është thyer dhe për këtë socialistët duhet t’ia dijnë për nder demokratëve që i qëndruan deri në fund, stoikë për të mos u futur në zgjedhjet e 30 qershorit.  Socialistët nuk arritën të fitonin bashkinë e Shkodrës as në kohën më të keqe të PD-së, të pas vitit 1997, kur në zgjedhjet e vitit 1998, pati një balotazh zgjedhjes mes PD-së dhe kandidatit të së “Djathtës së Bashkuar”.

Në këtë sistem balotazh, PS-ja ndikoi që fitorja të anonte drejt kandidatit të së djathtës, Bahri Boriçi. Në zgjedhjet e 30 qershorit votuan në bashkinë 15913, ose 9,7 % e zgjedhësve. Një rezultat i dobët për socialistët dhe kjo mund të varet nga një sërë faktorësh. Në vitin 2015, kandidatja Keti Bazhdari mori 28.200 vota, PS ishte në koalicion me LSI-në, ndërsa në vitin 2017, PS mori 20.195 vota.

Në zgjedhjet lokale të 2015, PS-ja mori si subjekt 10,884 vota. Ka 5 mijë vota rënie në krahasim me 2017-ën dhe po aq rritje në krahasim me 2015-ën Partia Socialiste ka fituar edhe bastionin e PD-së, Bashkinë e Tropojës.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkise do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.
Përballë Byberi garonte kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota.
Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.

E veçanta e zgjedhjeve lokale është se për herë të parë nuk votoi presidenti i Republikës. Meta ishte personi që me dekret anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, duke nxjerrë një datë të re 13 tetorin. Ndërsa ditën e dielë ai preferoi ta kalonte buzë detit, me këshilltarin e tij, Tedi Blushi. Në këto zgjedhje votuan ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të cilët u shprehën se zbatuan ligjin dhe Kushtetutën.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al