• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko për Berishën: Punizmi është si vesi, del vetëm me shpirtin (VIDEO)

19/12/2021
Roland Bejko për Berishën: Punizmi është si vesi, del vetëm me shpirtin (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko, në fjalimin e mbajtur dje në Kuvendin Kombëtar të PD tha se Sali Berisha u mbylli dyert themeluesve sepse ka një mendësi puniste, ku e do historinë për vete. Ndër të tjera Bejko solli në vëmendje shembullin e Azem Hajdarit, duke u shprehur se ai u përzu nga partia që krijoi vetë.

“Kështu ndodhi me Azem Hajdarin, ishte themeluesi i PD, studenti që udhëhoqi lëvizjen e dhjetorit. çfarë ndodhi me Azem Hajdarin? Ne jemi dëshmitarë se si ne e përzumë nga PD, nga partia që krijoi vetë. I janë mbyllur dyert dhe e katandisëm në atë derexhe sa për të hyrë në PD iu desh të përplasej me rojen, që i thoshte t’i nuk je më pjesë e PD-së. Kështu ka ndodhur me të gjitha figurat e larta të PD, po përmend Azemin si më tipikun. Sot më vjen keq kur shikoj ish-studentë të dhjetorit që janë kthyer në hije të vetvetes, se i ktheu ai burri, i ktheu Sali Berisha.

I ktheu Berisha sepse na përdori të gjithëve kur i duheshim, por kur duheshim ne të jepnim kontribute në nivele të larta politike të partisë na mbylleshin dyert sepse ishim pjesa e historisë, dhe historia duhej e gjitha për vete. Ky ishte kulti i individit, ky ishte punizmi. Përshëndes çdo vendim të PD për ndarje nga e shkuara. Ne nuk duhet të ndahemi me individë që janë të mirëseardhur. Dhe më vjen mirë që këtu nuk është thënë të përjashtohet Sali Berisha. Sepse ai ka kontributet e veta, siç ka dritë-hijet e forta. Sali Berisha nuk mundi të ngrihet mbi te vërtetën. Nuk bëri atë që i kërkuam kur u shpall non grata, ta shikonte me gjakftohtësi. Të pranonte që ka qarkullim elitash, ka edhe një fund politik, që mund të vijë për shumë arsye. Ka shumë burra shteti në botë që janë larguar nga politika që kanë gabuar vetëm një herë. Ne pritëm që z.Berisha të ishte vetvetja, por pas datës 9 kuptova që punizmi është shumë i vështirë të dalë nga njeriu, që ashtu si vesi del me shpirtin”, tha Bejko.

Related Posts

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari
Kryesore

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

04/08/2026
Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

03/08/2026
Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme
Kryesore

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea “pa frena” në merkato, ish mesfushori i Liverpool vihet nën urdhrat e Xabi Alonso-s

Chelsea “pa frena” në merkato, ish mesfushori i Liverpool vihet nën urdhrat e Xabi Alonso-s

04/08/2026
Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t

Në qendër të merkatos verore, presidenti i Trabzonspor i vendos çmim Ernest Muçi-t

04/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al