• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko ‘shigjeton’ Presidentin: Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë

25/04/2020
Roland Bejko ‘shigjeton’ Presidentin: Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë

PD nuk është dakord me vendimin e Presidentit për dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, që ndëshkojnë ata që përhapin koronavirusin apo shkelin masat kufizuese për karantinimin. Ndonëse s’ka një deklaratë zyrtare kundër kreut të shtetit, njerëz pranë PD-së kanë disa ditë që akuzojnë Presidentin për ‘paqen’ me Edi Ramën. Një prej tyre është dhe Roland Bejko, koordinator për pushtetin vendor në PD. Bejko ka disa reagime për këtë cështje. I fundit ishte ditën e sotme pasi kreu i shtetit u shfaq në një studio periferike të një media shqiptare në diasporë.  “Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë!, e mbyll reagimin e tij ish-kreu i PD në Gjirokastër.

Mezi pres ta kem gabim, por nuk më rezulton gjëkundi !

Pyetja që na u bë nga moderatori i emisionit në një studio të një televizioni kombëtar një ditë pas manifestimit të 2 marsit, ishte se ku synonte të dilte Presidenti me atë tubim?

Dikush tha se kishte për qëllim ti merrte Bashës lidershipin e opozitës, dikush se i tregoi dhëmbët Ramës dhe ndërkombëtarëve se ish “kockë” e fortë, një tjetër tha se pas kësaj do bëjë një parti tjetër politike të tipit Kuq e Zi për të tërhequr rreth vetes popullin e zhgënjyer, etj, etj.

Ndërsa unë qëndrova pak a shumë në linjën që “të marrësh lidershipin e opozitës është pak e vështirë pasi militantët e PD janë fanatikë, por duke qenë se bëhet fjalë për Ilir Metën si “kafshë politike”, le të presim dy tre muaj dhe do jemi më të qartë në dhënien e një përgjigjeje racionale”.

Nuk e di nëse kam pas të drejtë apo jo?

Uroj të mos jetë e vërtetë ajo që mendoj tani, se përndryshe, shpresa se ky vend do të mundë të bëhet një ditë me demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, do thyhet në mes.

Mezi pres ta kem gabim!

Por kur shikoj Presidentin të dalë për ditë për të dhënë sqarime në çdo studio qëndrore a periferike qoftë, bindem dhe më shumë që është në hall me opinionin publik.

Dikur, aty nga fundvitet ’80 të shekullit të kaluar, Jacques Delors (Zhak Delors), kur po fliste për politikat e kohezionit social dhe fondet strukturore në BE, tha se problemi nuk zgjidhet duke i hedhur sa më shumë para, por zgjidhet duke hartuar politika të sipërmarrjes dhe të zhvillimit ekonomik. Kështu dhe kjo puna e komunikimit publik.
Beteja me mosbesimin e publikut ndaj teje, nuk zgjidhet duke shtuar në çdo studio argumenta të rinj, por pas këtij çedimi të rëndë më mirë heshtja është flori!

Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë !

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

18/09/2026
Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al