Gjirokastra është nën kërcënimin e lëvizjes masive të dherave. Pas çarjes së tokës që rrezikon shembjen e një pallati 5-katësh, sot një rrëshqitje e një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, ka vënë në rrezik Kalanë e Gjirokastrës. Kjo situatë u ka shërbyer inxhinierëve dhe ekspertëve për të ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset qytetit jugor. Deri më tani nuk ka një vlerësim të saktë të rrezikut dhe as është komunikuar nëse do të merret ndonjë masë mbrojtëse për monumentin.
©ArgjiroLajm.net