• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa kushtojnë takimet e Ramës me diasporën? Spiropali: Nuk jam llogaritare, kryeministri e ka për detyrë të kujdeset për ata jashtë vendit (VIDEO)

27/05/2024
Sa kushtojnë takimet e Ramës me diasporën? Spiropali: Nuk jam llogaritare, kryeministri e ka për detyrë të kujdeset për ata jashtë vendit (VIDEO)

Socialistët kanë mbajtur deri më tani dy takime me shqiptarët e diasporës, në Athinë dhe Milano dhe pritet që gjatë qershorit kryeministri të takojë shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. Kostot e këtyre takimeve nuk dihen, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

E ftuar mbrëmjen e së hënës në “Debat” nga Alba Alishani, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se llogaritë janë të gjitha institucionale, por shtoi se nuk kanë ndonjë ngut për “të nxjerrë fatura.”

“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë…”

Spiropali hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të opozitës, atë për autobusë të mbushur me punonjës të administratës në drejtim të Athinës e më pas në Milano.

“Ata (opozita) janë në një lloj autobusi nga i cili nuk zbresin dot…Ne nuk kishim vend, ka pasur me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Këto pretendime janë në kufijtë e dëshpërimit.”

Sipas ministres, ndryshe nga sa akuzohet qeveria për shpopullim të vendit, kthimi i emigrantëve në vend për të investuar është tashmë një trend.

Gjatë takimeve të kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit, në fjalime nuk është përmendur vota e diasporës. E pyetur në lidhje me këtë çështje, Spiropali tha se, në fakt nuk ka gjë për të diskutuar pasi, ajo që ka mbetur për t’u sqaruar tashmë është mënyra sesi do të votohet. Sipas ministres, ndryshe nga sa akuzohet qeveria për shpopullim të vendit, kthimi i emigrantëve në vend për të investuar është tashmë një trend.

Gjatë takimeve të kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit, në fjalime nuk është përmendur vota e diasporës. E pyetur në lidhje me këtë çështje, Spiropali tha se, në fakt nuk ka gjë për të diskutuar pasi, ajo që ka mbetur për t’u sqaruar tashmë është mënyra sesi do të votohet./A2

Related Posts

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit
Kryesore

40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit

16/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

16/10/2026
Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër
Kryesore

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

16/10/2026
2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

2 të arrestuar dhe 2 në kërkim, si u zbulua atentati me tritol në Gjirokastër (VIDEO)

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al