• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa kushton 7 marsi/ Bizhuteri dhe udhëtime, lulet për mësuesit nuk mjaftojnë më

09/03/2024
Sa kushton 7 marsi/ Bizhuteri dhe udhëtime, lulet për mësuesit nuk mjaftojnë më

Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm. Por që kjo ‘festë’ do komercializohej aq shumë, sa një ‘faleminderit’ do zëvendësohet me dhurata të çmuara, nuk do t’ua kishte marrë mendja kurrë.

Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualisht këtë ditë të shënuar në një ‘spektakël’, më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin, sesa me kuptimin origjinal. Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, 7 dhe 8 Marsi në Shqipëri tashmë janë transformuar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndetjes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendruar në blerje dhe shpenzime masive.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishme. Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronike, karta për blerje etj. Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.

Sa kushton 7 Marsi? Nga bizhuteritë tek udhëtimet, një lule nuk mjafton më – Bota Sot News
Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më. Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit. Kjo datë është shndërruar në një ‘garë sociale” që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtatshme dhe përballueshmërisë për t’i ofruar ato. /Monitor

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1

Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1

21/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al