• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Seanca të enjten/ A do ta votojnë deputetët e Gjirokastrës bashkëshorten e Vangjel Tavos për te Banka e Shiqipërisë?

19/12/2018
Punësimet në shtet, Rama u jep një porosi deputetëve

Parlamenti po shkon drejt zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturat që do të kalojnë për votim në seancë plenare. Qeveria ka propozuar Suela Popën, ish-drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Rural e Bujqësor dhe bashkëshorte e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo; Edlira Luçin dhe ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode. Votimi i emrave të tyre në Kuvend do të bëhet në seancën e ditës së enjte. Surprizë në propozimet e Ramës, nuk ishte vetëm ish-ministri i PD-së, por dhe bashkëshortja e deputetit të LSI-së. Mbetet për t’u parë se si do të votojnë tre deputetët e PS-së në qarkun Gjirokastër; Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.

Kujtoni që gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, tre kandidatët e PS-së e përqëndruan pothuajse gjithë fushatën e tyre kundër Vangjel Tavos. Ju kujtohen etiketat ‘deputeti celular, ‘deputeti 20-vjeçar’, ‘deputeti call centre’ etj me radhë që Çuçi, Kumbaro e Golemi i bënin Vangjel Tavos?! Ata kanë marrë vota nga qytetarët e qarkut Gjirokastër edhe sepse sulmuan mitin e rremë të Vangjel Tavos, si dhe denoncuan shumë allishverishe të tij me punësimet në administratën publike e jo vetëm. Nëse tre deputetët e PS-së votojnë pro zgjedhjes së bashkëshortes së Vangjel Tavos, praktikisht e gjithë fushata e tyre është rrëzuar dhe në zgjedhjet lokale të qershorit 2019 ata nuk mund të shigjetojnë sërish modelin e tij. Njerëzit kanë memorie!

Së paku vota e atyre të treve duhet të jetë kundër kandidaturës së Suela Popës. Mbase jo për shkak të asaj vetë, por vetëm prej deputetit Tavo, me fushatën kundër të cilit, Çuçi, Kumbaro e Golemi morën vota në Gjirokastër. Megjithatë të presim seancën e së enjtes për të parë se si do të shkojë votimi.

©argjiroja.net 

Related Posts

Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Kryesore

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

03/09/2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Kryesore

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

03/09/2026
Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!
Kryesore

Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!

03/09/2026
Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë
Kryesore

Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al