Pas arrestimit të tre pedofilëve policia greke ka vendosur të publikojë fotot dhe identitetin e tyre. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë dhe një i moshuar grek. Të tre akuzohen se gjatë periudhës 2016 -2017 kanë abuzuar seksualisht me fëmijë të mitur në veri të shtetit helen.
Altin Gega 24 vjeç si dhe shoku i tij Jorgos Bulitsko 22 vjeç nga Shqipëria zhvillonin veprimtarinë e tyre kriminale në Makrohori të Verias duke i gjetur vajza të mitura 83-vjeçarit grek Dimitris Panitzidis.
Sipas policisë greke Altin Gega kishte lidhje me nënën e të miturve që abuzoheshin, Jorgo Bulicko ishte shoku i tij, ndërsa i moshuari ishte klient që paguante për të kryer marrëdhëniet me fëmijët.
Megjithëse policia e vendit fqinj nuk e ka bërë të ditur identitetin e nënës së të miturve, fakti më tronditës i kësaj ngjarjeje të rëndë është se të gjitha veprimet ndodhnin në dijeni të saj, kundrejt pagesës.
Të tre pedofilët dhe nëna janë arrestuar dhe ndodhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Publikimi i identitetit të tyre dhe fotografive është bërë me urdhër të Prokurorisë dhe do të qëndrojë në rrjet deri në fund të këtij viti, në mënyrë që policia të mund të marrë edhe dëshmi të tjera për të plotësuar dosjen penale të të katër të arrestuarve.
Autoritetet në Maqedoni po bëjnë përgatitje për referendumin e 30 shtatorit, që mund të vlerësohet si historik, për shkak të pritjeve për ndryshimin e emrit të vendit. Por, vëzhguesit lokalë vërejnë se regjistri i votuesve nuk është pastruar, ndërsa paralajmërojnë për manipulime të mundshme.
Para referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, të caktuar për më 30 shtator, te një pjesë e shoqërisë civile dhe analistëve janë shtuar dilemat nëse regjistri zgjedhor po vazhdon të jetë i manipuluar si në periudhën e pushtetit të kaluar.
Maqedonia, me një popullsi të vlerësuar prej pak më shumë se dy milionë banorësh, sepse nuk është bërë një census që prej vitit 2002, ka një milion e 800 mijë votues të regjistruar.
Ende ka njerëz të vdekur të cilët figurojnë në regjistrin zgjedhor, sipas shoqërisë civile. Por, Komisioni i ri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk i pranon raportet. Shifra prej një milion e 800 mijë votuesve është reale, sipas Komisionit.
Qeveria e Maqedonisë nuk ka dhënë ende hollësi mbi shpenzimet e planifikuara për fushatën, për referendumin që tashmë në realitet ka filluar, e prej nga do t’i sigurojë ato mjete financiare.
Autoritetet qeveritare, nga ana tjetër, presin nga diaspora që të marrë pjesë në referendum, por numri i atyre që janë regjistruar deri tani në diasporë mezi kalon shifrën 1.000. Shkalla e nevojshme e daljes së votuesve në referendum është 50 për qind plus një.
Opozita maqedonase nuk ka vendosur ende nëse do të bëjë thirrje për bojkot ose jo. Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë ky shtet do të bëhet anëtari i 30 i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-s për anëtarësim në Bashkimin Europian. /BW.