• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shërbimi që na bën Ahmetaj me arratinë

18/07/2023
arben ahmetaj, edi rama, spak, arrati, sherbimi, alfred lela

Nga Alfred Lela

Arratia e Arben Ahmetajt nuk duhet spektakolizuar, siç media, në botë dhe në Shqipëri, bën me raste të tillë. Si në filmin Don’t look up, kjo ikje është simptomë e pushtetit të tejngopjes; ashtu si kometa që kërcënon tokën dhe bota merret me gjëra më ‘serioze’.

Shmangia e Ahmetajt nuk duhet të krijojë efektin që bënë vibratorët në vilën e bashkëjetueses në Hamallaj, apo aksesorë të tjerë të spektakolares, që mbillen në vëmendjen e publikut, herë nga cektësia e herë nga programacioni i djallëzisë.

Arratia e Ahmetajt është një thyerje e madhe në aksin e pushtetit, i cili nuk e mban dot më peshën e abuzimeve të veta. Ish zv/Kryeministri është pesha më e rëndë në një aradhë skandalesh qeveritare, që kanë nisur me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe kanë ‘pushuar’ te ministra dhe deputetë të tjerë të PS. Ahmetaj po don të thotë se nuk e jep kokën e vet për kurbanin e radhës, sepse nuk është ai në krye të punës. Ai, gjithashtu, nuk pranon të dënohet si aksesor në krim edhe pse ka shërbyer si i tillë. Afërmendsh, Ahmetaj ka ditur, edhe në mos pastë bërë, dhe duke ditur ai kërkon edhe të shpëtojë.

Thënë këtë, në ‘revolucionin e Rilindjes’, që premtoi Edi Rama në krye të herës, Arben Ahmetaj shënon thyrjen finale. Ai përbën pushtetin që nuk përballet me veten, publikun apo kundërshtarin. Përmbi këtë rupture (shqyerje) të idesë së pushtetit si përgjegjësi dhe llogaridhënie, rri ‘gjel i grumbullit të madh te plehut politik’, vetë Edi Rama.

Ta dëgjoje kur merrej me Ahmetajn dhe ‘shokë të tjerë të dalë nga udha e tij dhe e Zotit’, kur vazhdonte të njëjtin refren të lodhshëm se fajin e kanë kundërshtarët politikë; mosafrimin e asnjë lloj reflektimi për rolin e vet në këtë filozofi të pushtetit që buron prej tij, ishte si të kqyrje një burrë që flet me pjesën tjetër të personalitetit të vet të ndarë (split personality). Pra, dikë që kuvendon me hijen psikologjike duke u ofruar secilës pjesë mohimin.

Monologjet e Ramës janë shenja e fundit e fundit të pushtetit të tij. Kur kthjellohet, ai e kupton këtë. Kjo është arsyeja se pse, pavetëdija i tha ndërgjegjes që t’i ftonte shqiptarët të mos dilnin në zgjedhje, dhe pas 14 majit t’i falenderonte për apatinë sociale dhe politike.

Ai është kthyer, pra, në një entitet politik të ndarë, mohues, kundravajtës. Ai nuk befason më, por vetëm përsërit ato që dikur ia mbanin për befasi. Formula e tij e ‘unifikimit të të gjitha qelbësirave’ e ka përmbyllur ciklin. Qelbësirat tani po shpërndahen, secili mëckokë të vet dhe për kokën e vet, dhe arratia e Ahmetajt e dëshmon këtë.

Cili mesazh i mbetet Ramës për pushtetin dhe vijimësinë? Ai i filmit Don’t look up. Thirrja që njerëzit të mos shohin lart apo anash, te mos dalin në votime, të mbyllin hundët dhe të votojnë për të, të mos gjykojnë, t’ja mbajnë atë kopil sa t’i thotë asaj tjetrës ‘kurvë’, të mos dëgjojnë kritikët e tij dhe, alas, sidomos opozitën.

Për këtë pikë ku e solli Ramën me arratisjen e tij, Arben Ahmetaj mund edhe të falenderohet./Politiko.al

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip

17/09/2026
Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al