Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Përmet mesditën e sotme. Sipas policisë një person është dhunuar me sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është në spital për ndihmë mjekësore. Njoftimi paraprak i Policisë
Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.