• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkarkimi i sekretarit të PS, Zamira Rami i ‘bie nga Kina’ me një vërejtje për orarin e punës (FOTO)

24/03/2018
Gjirokastra nën ujë/ Ku ka humbur Zamira Rami?

Në 12 mars 2018 PD dhe LSI bënë shumicën në Këshillin Bashkiak Gjirokastër dhe shkarkuan Roland Karalliun, si dhe dy nënkryetarët e këshillit, për t’i zëvendësuar me njerëz të tyre. Një ditë më vonë, kryebashkiakja Zamira Rami, ka firmosur një vërejtje për sekretarin e përgjithshëm të këshillit, Semi Golemi, i zgjedhur në atë post si propozim i PS-së. Motivacioni i vërejtjes është “Moszbatim i orarit zyrtar në punë”. Semi Golemi ishte parashikuar të shkarkohej që në atë mbledhje njësoj si Roland Karalli, por ashtu siç shkuan gjërat, i shpëtoi shkarkimit të paktën edhe për dy javë. Por është i habitshëm fakti se përse Zamira Rami duhet të firmoste një vërejte për Semi Golemin, kur praktikisht ajo s’ka asnjë vlerë, pasi emërimi dhe shkarkimi i tij bëhet me shumicë votash në Këshillin Bashkiak. Ndonëse nuk e shkarkuan në seancën e datës 12 mars, mund ta shkarkojnë në seancën e datës 26 mars. Cfarë vlere ka vërejtja në këtë mes?! Më shumë ngjan si një duf personal i kryebashkiakes. Le më pastaj që kjo e bën edhe qesharake këtë situatë, pasi zor të besosh se pas rreth 3 vjetësh, Zamira Rami zbulon befas që Semi Golemi nuk zbatonte orarin zyrtar të punës. Dhe këtë e zbulon si gjoja rastësisht një ditë pasi PD-LSI bënë shumicën në Këshillin Bashkiak. Nuk është çështja se bëhet qameti po të shkarkohet Semi Golemi, por pse Zamira Rami duhet ‘t’i bjerë nga Kina’ më vërejtje për gjoja çështjen e orarit zyrtar. Është më e ndershme që shkarkimi të kërkohet dhe deklaratohet si vullnet i një shumice të re të krijuar në Këshillin Bashkiak sesa të maskohet me letra bakalli të firmosura nga kryebashkiakja për gjoja ‘moszbatim të orarit zyrtar në punë’.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Dinamo humbet lojtarin më në formë, derbi për statistikë

08/05/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Partizani mbetet pa Europë, klubi i kuq humbet të ardhurat

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al