Nga Artan Fuga
Ç’ia fut kot kjo doktoresha!
Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë: “Shkoni kurohuni te futbollistët tani, që marrin miliona, jo te ne mjekët që marrim 1300 euro!”
Çfarë cinizmi!
Sigurisht mjekët, jo vetëm, duhet të paguhen sa më mirë, por jo vetëm ata!
Këtu nuk kam ndonjë gjë për të thënë! Veçanërisht mjekët shqiptarë, infermierët, sikurse edhe profesione të tjera të rëndësishme nuk mund të paguhen me lekët e mizerjes!
Sidomos ata më të mirët, më të përkushtuarit! Pafund lekë atyre, me kusht lidhjen e parasë me rezultatet!
Por, një profesionist në këto kohë të një lufte të njerëzimit me të keqen, duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë detyrën! Ajo bën presion me paratë!
Duket sikur përfiton nga fatkeqësia e të tjerëve dhe kërkon paratë e xhepit të vet. Qoftë edhe me të drejtë!
Është njësoj sikur një oficer sapo plas lufta të thotë: Tani të shkojë të luftojë Ronaldo!
Në kohë epidemie, italianët, tani të kenë diktaturën e mjekes!
Sa për futbollistët, të mos harrojmë se futbolli është një industri që prodhon vlera. Një ndeshje e rëndësishme u luajt pa spektatorë, u humbën 5 milion euro. Brenda dy orësh! Ai Ronaldua i prodhon! Shikoni çfarë prodhon!
Po vlerat monetare të reklamës, të drejtat e transmetimit televiziv etj.?! Ku shkojnë këto para? Qarkullohen, bëjnë të mundur shteti të marri taksa dhe të paguajë mjekë e infermierë!
Po shembullin që jep për qindra mijë të rinj për t’u marrë me sport dhe që kalisin shëndetin për të mos u sëmurur?!
Po miliona njerëz që sportin kanë aktivitetin kulturor kryesor?! Çfarë do të bënin ata?! Do pinin, drogoheshin, do merreshin me krim?!
Çfarë bën Ronaldo?! Ja atë, e gjuan topin me këmbë me falso dhe e fut me milimetra te cepi! Duket qesharake?! Po hajde ta bëjë ajo doktoresha këtë golin!
Duket si qesharake por qindra milionë vetë në botë vdesin, paguajnë, brohorasin për atë. Ronaldo një ka!
Ja fut kot kjo e shkreta, nuk merr vesh fare si funksionon ekonomia dhe shoqëria. Kështu është kur fut hundët ku nuk duhet dhe arsyeton nga instiktet personale, nisesh nga përjetime personale, nga uni personal!
Flet budallalliqe në kohën që nuk duhet!