Deputeti socialist Alqi Bllako ka dorëzuar sot vullnetarisht mandatin pas kërkesës së SPAK për arrestim si pjesë e dosjes së inceneratorëve. Në letrën e lënies së mandatit ai tha se është i bindur në pafajësinë e tij.
Pas letrës së Bllakos, Kuvendi nuk e mblodhi këshillin, për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është mjaftuar me një letër duke njoftuar SPAK se Bllako nuk është më deputet. Në këtë mënyrë i hapet rryga arrestimit menjëherë sapo ta konfirmojë gjykata.