Një autobus është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të martë në zonën e Qafës së Kalasë në Berat.
Mësohet se autobusi me turistë të huaj u përfshi nga flakët ndërsa ngjitej në drejtim të Kalasë.
Raportohet se brenda autobusit ndodheshin 52 turistë, mes të cilëve edhe fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Sipas informacioneve, flakët nisën në pjesën e përparme të automjetit dhe pavarësisht përpjekjeve të shoferit, zjarri u përhap me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.









