Drejtoresha në detyrë e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, Doriana Demo, vijon me akuzat për paraadhësin e saj, Nikolla Buka. Përmes një deklarate në Facebook, ku i kundërpërgjigjet gazetarit Telnis Skuqi, Demo shkruan ndër të tjera se ish-drejtori i atij institucioni ka shpenzuar vetëm për dieta rreth 100 milionë lekë të vjetra në tre vite. Kjo nuk është hera e parë që Demo akuzon Bukën. Kujtojmë që edhe para disa kohëve ajo hodhi akuza ndaj tij për abuzim me tenderin e dyshekëve. Ja çfarë shkruan ajo në FB.
©argjiroja.net