• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 47-vjeçari

05/07/2023
Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 47-vjeçari

Anil Canka, 47 vjeç, është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në Lushnjë dhe në Divjakë.

“Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Delivery”. Shpërndante doza kanabisi, në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohen 1000 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të një rasti të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delivery”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volksëagen”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.’- njofton policia.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bëjmë gjithçka për vendin e parë, ky lojtar vendosi të largohej nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

Bëjmë gjithçka për vendin e parë, ky lojtar vendosi të largohej nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al