Detaje të reja dalin nga ngjarja e ndodhur në fshatin Mamaj, Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi.
Sipas burimeve paraprake të policisë, shtetasit Xh. S., 28 vjeç, dhe L. Sh., 36 vjeç, janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse ende të paidentifikuar, në një ambient pranë banesës së babait të të riut.
Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, fillimisht në Tepelenë e më pas janë nisur në Tiranë, ndërsa gjendja e tyre nuk bëhet ende e ditur.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë veprimet në vendngjarje për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.









