• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpopullimi është pandemia e vërtetë

15/04/2021
Shpopullimi është pandemia e vërtetë

Nga Kreshnik Merxhani 

Bluzat e varura përfaqësojnë me mijëra emigrantë që sot kanë braktisur vendin për shkak të pamundësive e problemeve që kanë shkaktuar pushtetet 30 vjeçare. Qeveritë e partive të vjetra kanë monopolizuar në pak duar ekonominë, dhe kanë përjashtuar talentin e energjinë e vullnetin e shqiptarëve, duke i braktisur fshatrat e qytetet e duke i lënë komunitetet në mëshirë të fatit. Zërin e tyre sot, të pamundësuar prej pushteteve për t’u përfaqësuar me votë, duam ta sjellim në zemrën e qytetit të Gjirokastrës por edhe në Memaliajn e shpopulluar pothuajse krejtësisht, në Tepelenën e zbrazur, në Përmetin e mpakur dhe në Libohovë e në Dropull ku fshatra të tërë, dikur të begatë, kanë sot vetëm nga 3 apo 4 familje, e ku prej dekadash nuk dëgjohen më zërat e fëmijëve.
Varfëria në rritje dhe papunësia, korrupsioni e degradimi i institucioneve, veçanërisht i Universitetit të Gjirokastrës, ishin e janë disa nga arsyet që të rinjtë janë duke e braktisur Gjirokastrën dhe gjithë Qarkun. Sikur këto të mos mjaftonin, Qeveria filloi të zhvendosë edhe Institucionet kryesore drejt qyteteve të tjera, duke e braktisur Gjirokastrën dhe duke e shndërruar atë në periferi të harruar. Me ikjen e institucioneve, automatikisht ikën dhe shtresa e profesionistëve dhe intelektualëve duke e varfëruar qarkun jo vetëm ekonomikisht.
10.000 qytetarë nga Qarku ynë e kanë braktisur vendin brenda 4 viteve të fundit. Vetë shifrat flasin për gjendjen faktike dhe njëkohësisht shpërfaqin mungesën e interesit qeveritar për ta ndaluar një gjë të tillë. Kjo i përngjan më shumë një hemorragjie që po e drobit gjithë qarkun tonë.
Punësimet me teser partie, premtimet që dalin gënjeshtra, mungesa e investimeve apo investime në duart e oligarkëve, e shumë e shumë arsye të tjera, detyrojnë të rinjtë përmetarë, tepelenas e gjirokastritë që ta lënë vendin një orë e më parë. Por edhe pse është e vështirë, edhe pse duhet pak sakrificë, na duhet të bëhemi bashkë. Ne të pakënaqurit që jemi shumicë, duhet të protesojmë përmes votës sonë më datë 25 Prill, kundër partive të vjetra, kundër të vjetrës, për të renë.
Angazhimin e përpjekjen do ta vazhdojmë edhe pas kësaj date, deri në realizimin e aspiratave qytetare. Populli nuk po kërkon lukse, veç nevojat themelore që i duhen çdo qytetari në botë. Prandaj përpjekja jonë është nevojë e domosdoshme! Ne do të shtyjmë me forcë ligjin për votomin e emigrantëve si dhe investimet që synojnë qytetarët e jo pushtetarët. Prindër që pensionimin e kaloni në vetmi, të rinj që jetoni me mallin e atdheut e të familjes suaj, ne ju zotohemi e ju betohemi se përpjekja jonë për një Shqipëri #krejttjetër ka nisur dhe nuk do të ndalojë. Prandaj BASHKOHUNI! Gjirokastra duhet të jetë një nga kryeqendrat e Shqipërisë, dhe nuk do të lejojmë ta degradojnë, ta braktisin e ta shndërrojnë në një periferi të harruar.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

23/06/2026
VIDEO/ Dopietë e CR7, Portugalia “keqtrajton” Uzbekistanin në Botëror, 5 gola në Teksas

VIDEO/ Dopietë e CR7, Portugalia “keqtrajton” Uzbekistanin në Botëror, 5 gola në Teksas

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al