• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria e fundit në rajon për lirinë e medias: Interesat politike po mbytin gazetarinë

01/08/2024
Shqipëria e fundit në rajon për lirinë e medias: Interesat politike po mbytin gazetarinë

Liria e shtypit në mbarë botën po kërcënohet nga vetë njerëzit që duhet të jenë garantuesit e saj, autoritetet politike. Kjo është e qartë nga Indeksi i fundit vjetor i Lirisë së Shtypit Botëror i prodhuar nga Reporterët pa Kufij (RSF). Ky konstatim bazohet në faktin se, nga pesë treguesit e përdorur për përpilimin e renditjes, është treguesi politik që ka rënë më shumë, duke regjistruar një rënie mesatare globale prej 7.6 pikësh.

Një numër në rritje i qeverive dhe autoriteteve politike nuk po përmbushin rolin e tyre si garantues të mjedisit më të mirë të mundshëm për gazetarinë dhe për të drejtën e publikut për lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura dhe të larmishme. RSF sheh një rënie shqetësuese të mbështetjes dhe respektit për autonominë e medias dhe një rritje të presionit nga shteti apo aktorë të tjerë politikë.

Situata ka pësuar një rënie të përgjithshme në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku liria e shtypit nuk është e garantuar dhe mediat përdoren gjithnjë e më shumë si rripa transmetimi për fushatat e dezinformimit. Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, e njëjta gjë ndodh dhe me vendin tonë, ku Shqipëria sipas rankimit, ka rënë me tre vende nga vjet. Shqipëria renditet e fundit në rajonin e Ballkanit, përsa i përket lirisë së medias.

“Interesat politike mbytin gazetarinë në disa vende që janë kandidate për anëtarësim në BE, Bosnje Hercegovinë (81), Serbi (98) dhe Shqipëri (99). Turqia (158) vazhdon të burgos gazetarët dhe të minojë median me anë të censurës në internet dhe kontrollit të saj mbi gjyqësorin,” thuhet në raport.

Renditja e vendeve të Ballkanit:

Shqipëria 99

Serbia 98

Greqia 88

Bosnje-Hercegovinë 81

Kosova 75

Kroacia 48

Bullgaria 59

Rumania 49

Mali i Zi 40

Maqedonia e Veriut 36

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al