• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet misteri për dy të zhdukurit në Tepelenë e Përmet, telefonat celularë…

11/02/2019
Shtohet misteri për dy të zhdukurit në Tepelenë e Përmet, telefonat celularë…

Zhduken pa lënë gjurmë dy të rinj nga Tepelena dhe Përmeti. Dy shokë rezultojnë persona që kanë humbur kontaktin me familjarët prej pesë ditësh. Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shokun e tij nga Përmeti, G.H. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama, ndërsa dy ditë më vonë ka ardhur denoncimi dhe nga familjarët e të riut tjetër nga Përmeti. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

TELEFONAT

Kanë qenë familjarët e Sokol Ramës që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Tepelenë për zhdukjen e 32- vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e tyre, pasi nuk dinë asgjë rreth fatit të tij. Nga hetimet e deritanishme, forcat e Policisë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e të riut nga Tepelena.

Ndërkohë, dy ditë pas këtij denoncimi, familjarët e të riut tjetër i janë drejtuar Policisë së Përmetit për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të afërmit të tyre. Telefonat në përdorim të Sokol Ramës janë vënë nën gjurmimin policor. Një prej numrave të telefonit del i fikur, ndërsa numri tjetër është identifikuar në Frashër të Përmetit. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Një dyshim i tillë përforcohet nga fakti se një nga numrat e telefonit të 32-vjeçarit del i ndezur, por nuk përgjigjet askush. Sokol Rama gjatë telefonatës së fundit që ka pasur me familjarët e tij u ka thënë se do të vonohej pak kohë. Bashkë me 32- vjeçarin është deklaruar i zhdukur dhe shoku i tij nga Përmeti, që mësohet se është gjithashtu punonjës i kësaj bashkie. Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëratjetrën dhe se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që dy personat të jenë fshehur në ndonjë zonë të thellë malore.

DROGA

Ditët e fundit, Policia greke ka pasur disa arrestime të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin e gjelbër në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike. Dyshohet se zhdukja e Ramës dhe shokut të tij mund të kenë lidhje me largimin e tyre për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia greke. Por një gjë e tillë nuk është ende e konfirmuar, pasi të dy të rinjtë nuk rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj. Viti 2019 ka shënuar shtim të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Greqisë. Prej fillimit të vitit, Policia greke ka sekuestruar rreth 620 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Gjatë viteve të fundit, ka pasur disa viktima mes personave që përdorin trafikantët e drogës për të transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Greqi përmes kufirit të gjelbër./Panorama

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al