• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtylla kurrizore e SPAK, do të jetë shtylla jonë kurrizore

11/07/2021
Shtylla kurrizore e SPAK, do të jetë shtylla jonë kurrizore

Nga Alba Malltezi

SPAK ka nisur punën. Eshtë nisja e konkretizimit të një ëndrre e dëshire 30 vjeçare të brezave të tranzicionit. Na mungonte një shtyllë kurrizore: Drejtësia. Shufra, shkopinj, grushte, fshikullime të forta e kishin rrëzuar, përulur, depersonalizuar. Tani po shihet një rimëkëmbje, do të përceptohet nga të gjithë një ndërtim ditë pas dite i një dinjiteti të njerëzve të drejtësisë. E mirëpritur.

Por duhet kohë, përkushtim e sidomos pasion e drejtësi që kjo shtyllë kurrizore të forcohet e sidomos të qëndrojë drejtë dhe e barabartë duke risjellë harmoninë në vend. Të shënjestrosh korrupsionin dhe njerëzit që ushqejnë atë, është misioni më fisnik dhe ndihma më e madhe që i jepet njerëzve të punës në Shqipëri, kundër atyre që ngjiten pas të gjithë këtyre punëve të bëra dhe që, ose i pengojnë, ose ua thithin linfën duke rënduar në cilësinë.

Një erë tjetër duket të ketë përfshirë më në fund dhe në vendin tonë të vogël në perëndim të Ballkanit dhe që kjo erë ndryshimi të funksionojë e të pastrojë mirë, duhet të jenë me një shtyllë kurrizore të fortë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë: media sidomos.

E ngatërruar dhe e përfolur apostafat që të ketë sa më pak peshë në shoqëri, edhe këtu, si në drejtësi, qëndrojnë bashkë ikona të gazetarisë me trafikantë e politikanë të korruptuar të shumëfishtë. Distancimi nga media-krim do të ishte një ndërgjegje e kërkuar për një fillim të mirë e vetëm në këtë pikë, ajo shtyllë kurrizore që ëndërrojmë, do të jetë e fortë e drejtë dhe pa deformim./ shqiptarja.com

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al