• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si ka ndryshuar çmimi i kanabisit që pas ‘rënies’ së Lazaratit

20/01/2018
Si ka ndryshuar çmimi i kanabisit që pas ‘rënies’ së Lazaratit

Emisioni “Java në RTSH” publikoi disa shifra të çmimit të drogës, për të treguar se kur ka lulëzuar kanabisi dhe kur ky biznes ka qenë në krizë. Sipas gazetarit Lorenc Vangjeli kjo tabelë tregon se si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal. Ky emision ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas. Kjo është qasja empirike që emisioni “Java në RTSH” ka bërë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me këtë fenomen dhe biznes kriminal në llogari të fundit.

Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: “Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-ës krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania.”

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë. “Krimi ka patur nje rikthim te frikshëm gjatë javes që lamë pas. Me 3 te vrare dhe 9 te plagosur, brenda 48 oreve, nga Shkodra ne Vlore, bilanci eshte me të vërtetë tragjik. Përveç numrit te lartë të viktimave.”

Artan Hoxha vijëzon faktin se ajo qe i lidh të treja ngjarjet është motivi, pra sipas tij në të gjitha rastet viktimat, kryesisht emigrantët të kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri, janë vrarë për shkak te implikimit të tyre në trafikun e narkotikëve. Ajo që është paralajmëruar prej kohësh, tashme eshte duke ndodhur. “Po mbjellim atë që kemi korrur. Droga në llogari të fundit paguan me tritol ose me plumba”, tha Zogaj në përfundim të kësaj pjese të emisionit.

kanabisi

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

VIDEO/ PSG e nis frikshëm Championsin, Liverpool fiton ndaj Atleticos, një gol vendos Napoli-Arsenal

09/09/2026
PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al