• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si ta besosh këtë opozitë?

16/04/2020
LSI: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga gangsterë si Rama, por nga njerëz të ndershëm e punëtorë si ne dhe ata të PD

Probleme ka patjetër, por  nuk mund të thuash dot se nuk është bërë asgjë. Pra, qeveria ndërhyri ashtu si mendoi dhe me të vetën përmbushi qëllimin parësor: ruajtjen e jetës së njerëzve aq sa ishte e mundur.

Shifrat e mbështesin një gjë të tillë edhe pse askush nuk di të thotë nëse pandemia do godiste fort në vendin tonë, nisur nga fakti se në Europën Lindore dhe Ballkan kemi numra relativisht të pranueshëm të infektuarish dhe viktimash.

Ndaj të kërkosh probleme është njëra gjë, t’i evidentosh ato siç duhet është tjetër dhe të paraqesësh një alternativë është diçka tjetër.

Opozita shqiptare bën mirë të parën. Por siç e ka zakon e ekzagjeron kaq shumë pretendimin e vet saqë humbet çdo besueshmëri. Ka nja dy ditë që po flitet për një komplot të qeverisë ndaj Shkodrës. Nuk bëhen analizat e tamponeve, nuk raportohen vdekjet e të tjera si këto. Po cili është interesi i qeverisë për të bërë të gjitha këto?

E parë nga interesi i ngushtë i Ramës, pse do duhej të bëheshin këto manovra kur fare mirë e lehtësonte karantinën fare dhe ja nuk kemi shtrëngim?

PD-ja nuk di të japë përgjigje për ato që deklaron vetë. Këto janë akuza shumë të rënda, hyjnë te vrasjet e qëllimshme, ose mosveprime me pasojë vdekjen. Për këtë përgjegjësi ka emër dhe mbiemër. Pra PD-ja duhet të jetë në gjendje të denoncojë me emër dhe mbiemër personin apo grupin që nuk kryen analizat e testimeve, tamponeve. Jo. PD-ja flet në përgjithësi siç bënte në vitin 2001 kur fliste në përgjithësi për Sigurimin e Shtetit dhe në veçanti vetëm për kryeministrin e radhës.

Ish-kryeministri Sali Berisha po shkëlqen këto kohë me një lloj absurditeti ku nuk mungojnë edhe elementë të nekropolitikës. Një video nga Vlora u përcoll prej tij si dhunë ndaj një qytetareje, ndërkohë që doli se ishte krejt e kundërta. Minimalisht një ndjesë i ka hije një ish-presidenti dhe ish-kryeministri që nuk po dihet se ku do të dalë me ato që “denoncon” në Facebook.

Një hamendësim është se lufta e PD-së kundër Edi Ramës është radikale, totale. Se PD-ja dhe LSI-ja e kanë kryeministrin aktual në shënjestrën ideologjike të tyre. Dhe se nuk bëjnë dot kompromis.

Kjo është kaq e pavërtetë. Jo vetëm historia na provon të kundërtën, por edhe një pyetje fare elementare: Nëse Rama është ai që thotë PD-ja dhe LSI-ja pse askush prej përfaqësuesve të këtyre partive nuk flet për  burgosjen e Edi Ramës për korrupsionin dhe kriminalizimin e jetës politike? Pse askush as e zë në gojë idenë e hetimit të këtij personi për ato akuza që i dëgjojmë prej vitesh?

Dëgjojmë se do bëhet një revolucion, se duhet një revolucion i cili për këtë lloj politike ngjan diçka më e lehtë sesa procedimi i një kryeministri siç kemi parë në disa vende të tjeta ku shteti është diçka më serioze se këtu.

Këta janë radikalët opozitarë? Mund të votosh këta? Këta që mezi presin një mënyrë që të shpallin gatishmërinë për pazarin e radhës me z. Rama? Është kjo parti që ka rekordin e betejave të humbura: nisi betejën kundër komunizmit, përfundoi në pakt me komunistët, nisi betejën kundër Sigurimit të Shtetit, përfundoi në parti që mbronte mbajtjen e dosjeve të mbyllura, nisi betejën e dekriminalizimit, përfundoi në marrëveshje me kreun e kriminalizimit.

Le të gjejnë tani edhe ndonjë mënyrë për të shpjeguar komplotin ndaj qenve të rrugës se xhanëm njeriu duhet t’i gjejë punë vetes.
Për ata që pëdëizmin e kanë punë do thënë se mjafton konfuzioni që një parti krijon për të konfirmuar se përgjegjësia qëndron brenda asaj partie. Dhe PD-ja ka një aftësi të admirueshme për katandisur veten shpesh në një tufë histerikësh pa kokë.(Respublica)

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al