• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si u vranë në Gjirokastër 70 vjet më parë figura të shquara të elitës së Tepelenës

14/01/2018
Si u vranë në Gjirokastër 70 vjet më parë figura të shquara të elitës së Tepelenës

Nga Sadik Bejko

Si sot 70 vjet më parë janë pushkatuar në Gjirokastër me akuzën kolaboracionistë, spiunë të të huajve disa nga figurat më përfaqësuese të jetës politike dhe kulturore të Tepelenës, disa nga ata që ne rendom i quajmë paria e një bashkësie.

Këto figura të Tepelënes toske ishin me aq aktivitet patriotik, me aq vepra, me aq shkollim sa nuk pati asnjëherë më pas përfaqësia politike a kulturore e Tepelenës. Nuk e di vallë deri më sot a ka përfaqësues politikë të Tepelenës që të kenë shkollimin e Syrja Vasjarit, të Zenel Shehut, të At Ali Skëndajt (baba Ali Tomori).

Në këto vite të pluralizmit për ta është shkruar, janë dhënë dekorata nga hierarkia më e epërme e shtetit shqiptar…. Por sot për ata nuk pyet e nuk flet njeri nga ata që kanë përfaqësi në institucionet që përkujtojnë dhe promovojnë veprën e martirëve të shpallur zyrtarisht.

Kjo e ka një arsye. Në pushtet, në krye të instituteve, të institucioneve, të partive, të OJQ-ve që mbajnë gjallë kujtesën, janë bijtë a nipërit e atyre që i spiunuan, që u bënë gjyqin dhe varrin pa emër, dmth edhe zhdukjen e eshtrave të pushkatuarve tepelenas të 14 janarit 1948.

Disa nga këta të pushkatuar janë:

Syrja Vasjari, shkolluar për agronomi në universitete franceze, komandant i nje çete nacionaliste, antifashist, luftëtar i përgjakur në luftime, sa pushtuesit fashistë i dogjën shtëpinë në fshatin Vasjar. Një patriot i akullt mendërisht që e flaku pushkën, kur në vjeshtën 1943 filloi lufta civile. U kthye në jetën private. Syrjau ishte bir i familjes Vasjari, familje me dyqind vjet emër, e dëgjuar në histori që nga Ali Pasha, te luftërat e Tanzimatit, Lidhja e Prizrenit, gjer te Komiteti i Vasjarit për mbrojtjen e tokave shqiptare…I pushkatuari tjetër, dorë për dorë me atë, ishte Zenel Shehu. Një pasardhës nga familja me emër e me prona, nga teqeja e Toçit. Pas shkollës tregtare të Vlorës, ai vazhdoi tre vjet universitetin për ekonomi në Itali. Ishte Komisari i Batalionit partizan Baba Abas, Kryetar i Këshillit të rrethit Tepelenë në vitet !945-1947… pastaj kolaboracionist, spiun dhe … pushkatimTjetri ishte Baba Ali Turabi, njohës i disa gjuhëve, si greqisht, italisht, anglisht, trajnuar si klerik bektashi në shkolla fetare në Egjipt, poet, gazetar, autor i gjashtë librave të botuara… Robert Elsie, i pari historian letërsie, që e ka një zë të veçantë në historinë… e tij. Baba Shefqet Koshtani… klerik bektashi, i orientimit nacionalist të frashërllinjve. Teqeja e Koshtanit ka qenë shkolla e parë shqipe për Tepelenën.At Gjergj Suli, prift ortodoks i fshatit Lekël, u pushkatua dorë për dore me komisar Zenelin, me beun Syrja Vasjari, me bektashinjtë Ali Turabi dhe Shefqet Koshtani. Ai nga SHBA u kthye në shërbim të kishës, erdhi në Shqipëri i nxitur drejtpërdrejtë nga imzot Noli…

Përulem me nderim para kujtimit të këtyre martirëve kaq të ndryshëm, por që për t’i quajtur armiq vetëm diktatura mund të bënte që ta derdhnin, ta përzienin bashkë gjakun e shprazur nga plumbat e skuadrës së pushkatimit.

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

18/06/2026
Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë

Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al